TIRANË- Një ditë pasi Report Tv zbardhi draftin e propozuar nga Shqipëria për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kryeministri Edi Rama thotë se ndihet krenar për kontributin konkret që ka dhënë në këtë proces. Kosova është dakordësuar me draftin e ri modern të BE-së, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria ka pasur një rol konkret në këtë draft, por ai thekson se propozimi në fund mbetet i unionit.
“Nuk mund të jem më krenar për kontributin e vendosur dhe konkret të Shqipërisë në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së”, shkruan Rama.
Kryeministri shkruan se do të jetë në krah të Kosovës në këtë rrugëtim dhe pikërisht për të treguar këtë mbështetje, Rama paralajmëron një vizitë së shpejti në Prishtinë.
"Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, shkruan Rama.
Drafti i ri i propozuar nga BE ka referim edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama më 8 qershor 2023, për të cilin tha se është konsultuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropianë. Pasi Shqipëria ia dërgoi autoriteteve në SHBA, Francë, Gjermani dhe Bashkim Evropian, ndërsa Brukseli në një reagim tha se kontributi i kryeministrit Rama është shkruar me shumë seriozitet. Për herë të parë, një draft i një kryeministri shqiptar bëhet referim i dokumenti të Bashkimit Evropian për një marrëveshje të tillë, të këtij kalibri, për normalizimin e raportit mes dy shteteve.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
Ki krieministri shqiptare merret me gjèra shume te medha me rendesi globale....po harron se eshte zgjedhur per te punuar ne shqiperi(per keto gjera te vogla)...korrupsioni i eshte kthyer në pandemi...Ki më duket...hahahaha lëre lëre nuk po e them sot...
Përgjigju