Rama: Shqipëria në udhëkryq
borxhi rrezikon falimentimin
 

Rama: Shqipëria në udhëkryq<br />borxhi rrezikon falimentimin<br /> 
TIRANE- Kreu i PS-së Edi Rama dha alarmin se “Shqipëria rrezikon një rrënim falimentues për shkak të borxhit të saj tepër të lartë. Sipas tij “është e pamundur që Shqipëria të vazhdojë të mbajë peshën e këtij borxhi” dhe të vazhdojë njëkohësisht me “shpenzime kuturu”. “Shqipëria sot ndodhet në një udhëkryq kritik mes një rilindjeje dhe rrënimit”, paralajmëroi Rama gjatë tryezës së Partisë Socialiste mbi infrastrukturën në programin e saj që u mblodh sot.

Sipas Ramës Plani për rrugët kombëtare duhet të lidhet drejtpërdrejtë me domosdoshmëri për të integruar detin në ekonomi. “Eshtë një potencial i jashtëzakonshëm që i është mohuar shqiptarëve e që është shkëputur nga trupi i shqiptarëve si një burim të ardhurash në ekonomi. Në dimensionin e saj modest, Shqipëria ka një rol të saj për të luajtur në ekonominë e detit. Një rol që ka refuzuar deri më sot ta luajë tërësisht, 100%.”

Në 100 vjetorin e pavarësisë, “sot Shqipëria nuk e ka një rrugë europiane që t’i çojë shqiptarët në Sheshin e Flamurit. Është e njëjta rrugë e shumë e shumë dekadave më parë”, tha Rama. Sipas tij është fakt se qeveria e sotme 7 vjet më parë kishte mbi tryezë projekte, studime e financime për akse që ende sot janë në pikë të hallit. “Edhe sot që flasim, rruga nga Durrësi në Kukës nuk është e përfunduar”.

MUNGESA E SHTETIT VRET RRUGEVE
Sipas liderit socialist, “vrasësi më i madh në rrugët e Shqipërisë është mungesa e shtetit si kujdestar për këto rrugë dhe mirëmbajtjen e tyre. Mesatarisht një shqiptar në ditë humb jetën në rrugë. Është e lehtë që qeveria të shfajësohet ashtu sikundër është e lehtë që të bëhet edhe estradë sikundër tregon një deklaratë e një ministri që për shkeljet ligjore të shtetit në hartimin e projekteve tha ‘këto janë shkelje të ligjit të përkohëshme’, a thua se jeta e humbur mund të rikthehet”, tha Rama.

QEVERIA U KA BORXH FIRMAVE TË NDËRTIMIT 100 MILIONË DOLLARË
“Ky është borxh brenda borxhit të madh për shpenzime kapitale të paarsyeshme që shkon 100 mln dollarë të deklaruara dhe dhejtra të padeklaruara për shkak se firmat e ndërtimit janë marrë peng dhe janë kthyer në kompani skllave të pushtetit politik dhe jetojnë me terrorin e mos pagimit të punës së bërë. Në një vend normal do të duhet të pretendonin dëmshpërbil, për mos pagimin në kohë.”- nënvizoi Rama duke shtuar se “Kreditë me probleme kanë kaluar shifrën e 1 miliardë dollarëve”.

(sg/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Euopës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha