TIRANË- Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet në rrjetin social, pohon se Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë anëtare e Këshillit të të te Drejtave të Njeriut (KDNJ) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
"Për herë të parë në historinë e shtetit, Shqipëria zgjidhet anëtare e Keshillit të të Drejtave të Njeriut te OKB!", shkruan Kryeministri Rama.
Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Këshillit të të te Drejtave të Njeriut (KDNJ) me 176 vota në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. KDNJ është një organ ndërqeveritar i OKB-së, 47 vendet anëtare të të cilit janë përgjegjëse për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë pavarësisht kombësisë, vendbanimit, gjinisë, ngjyrës, fesë, gjuhës, apo ndonjë statusi tjetër. /ATSH/