TIRANE- Kryeministri Edi Rama vijon me intensitet punën për të plotësuar vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ditën e sotme, kreu i qeveri ka ftuar shqiptarët që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar të bëhen pjesë e kandidaturave për anëtar. Për të gjithë të interesuarit është hapur adresa [email protected], ku të interesuarit mund të postojnë letrën e tyre të interesit.
“Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane fton shqiptarët e shqiptaret që punojnë sot në sistemin financiar ndërkombëtar dhe që janë të disponueshëm të shqyrtohen si kandidatura të mundshme për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës, të postojnë letrën e tyre të interesit në adresën e çelur enkas [email protected]”, shkruan kryeministri Rama.
Duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë dhe rritjes së sigurisë në siste, kreu i qeverisë thekson rëndësinë e përzgjedhjes së kandidatëve.
“Ky proces është tërësisht i bazuar në vullnetin e mirë të qeverisë për të dhënë kontributin e saj që Banka e Shqipërisë të dalë më e pavarur dhe më e sigurtë nga situata e krijuar. Prandaj edhe pse ligji nuk përcakton apo rregullon ndonjë proces a procedurë shprehjeje interesi për mënyrën se si përzgjidhen kandidatët e Këshillit Mbikëqyrës nga propozuesit e tyre përpara se të votohen në Kuvend, ne e çelim këtë proces:
a) Për të pasur një mundësi sa më të gjerë përzgjedhjeje.
b) Për t’i dhënë hapësirë të merret në konsideratë kujtdo që ka mundësi të japë një kontribut si edhe dëshirë që ta bëjë këtë.
c) Për ta ngritur Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në një stad të ri përgjegjësie e përgjegjshmërie profesionale.
d) Për të vendosur meritën si parakusht të përzgjedhjes dhe thelluar depolitizimin e Këshillit Mbikëqyrës.
Çdo i interesuar mund ta përcaktojë vetë nëse dëshiron ose jo që shprehja e tij e interesit të bëhet publike. Mbledhja e letrave të shprehjes së interesit në adresën [email protected] do të vijojë deri në datën 30 shtator”, thuhet në postimin e kryeministrit Rama në rrjetin social “Facebook”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com