Rama: Sillni propozime dhe ide
për Artin dhe Kulturën e 2015-ës

Rama: Sillni propozime dhe ide<br />për Artin dhe Kulturën e 2015-ës
TIRANE - Të gjithë personat që duan të kontribuojnë në fushën e artit dhe të kulturës kanë mundësinë që të japin idetë e projektet e tyre. Këtë apel bëri kryeministri Rama duke bërë publike nismën më të re të Ministrisë së Kulturës. Bëhet fjalë për nëj hapësirë të posaçme që është krijuar në faqen zyrtare të kësaj ministrie, aty ku deri më 26 dhjetor do të priten projektet dhe idetë e çdokujt që mendon se mund të ofrojë dicka më shumë për ndryshimin e Artit e Kulturës në vendin tonë.

“Një rrugë e re që shtrihet më tej për të gjithë njerëzit e Artit dhe të Kulturës, të cilët duan mbështetje për idetë dhe projektet e tyre: Thirrje për projekt propozime për vitin 2015: Ministria e Kulturës ka hapur thirrjen për projekt-propozime në Art&Kulturë. Projektet priten deri në 26 Dhjetor 2014 dhe aktivitetet e propozuara duhet të përfundojnë brenda datës 6 dhjetor të vitit 2015”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social Facebook.

Rama thotë se qeveria nëpërmjet Ministrisë së Kulturës do mbështesë idetë e tyre si dhe ve në dispozicion linkun për të garantuar transparencën.

Linku i Ministrise se Kultures: Thirrje për projekt propozime për vitin 2015


konkurs

"Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë në datën 17 nëntor-26 dhjetor 2014 hap thirrjen për projekt-propozime në Art&Kulturë. Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre artin dhe kulturën. Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Aktivitetet e propozuara duhet të përfundojnë brenda datës 6 dhjetor të vitit 2015", shkruhet ne faqen e Ministrise se Kultures.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës

Novak Djokovic sëmuret në fushë, humbet ndeshjen me numrin 44 të botës