Rama: Sipërmarrjet
nga Italia, si në shtëpi

Rama: Sipërmarrjet<br />nga Italia, si në shtëpi
TIRANE- Rimëkëmbja e ekonomisë së vendit është në krye të prioriteve të Qeverisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka theksuar shpesh se administrata e tij do të karakterizohet nga një frymë bashkëpunimi të vazhdueshëm me qytetarët dhe sipërmarrjen. Në kuadrin e zgjerimit të bashkëpunimit me bizneset, dje, në ambientet e Hotel “Sheraton” u zhvillua konferenca për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. Të pranishëm ishin përfaqësues të sipërmarrjeve të ndryshme italine, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbi një dekadë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri.

Fjalën e hapjes së aktivitetet e mbajti ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, i cili e vlerësoi së tepërmi qendrimin e Qeverisë shqiptare për të thelluar marrëdheniet ekonomike midis të dy vendeve. Më pas fjalën e mori Kryeministri Rama, i cili foli në italisht.  “Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen! Do të flas në gjuhën italiane sepse, në fund të fundit, unë besoj se njohja e gjuhës italiane është një faktor shumë i rëndësishëm për këtë vend dhe një pikë referimi shumë e rëndësishme për të gjithë ata që duan të investojnë në Shqipëri, pasi ndihen si në shtëpinë e tyre. Ndihen si në shtëpinë e tyre jo vetëm për faktin e gjuhës, por edhe për këto cilësi”, - tha kreu i Qeverisë.

Ai e vuri theksin mbi faktin se po punohej nga ana e Qeverisë për të krijuar një klimë të përshtatshme që të nxiste investimet e sipërmarrësve italianë, por në të njëjtën kohë edhe për të hapur dimesione të reja për ata sipërmarrës italinë që ndodhen në  Itali, për të cilët Shqipëria praqitet si një mundësi investimi në të ardhemen. "Ata që duan të investojnë në Shqipëri ndihen si në shtëpinë e tyre jo vetëm prej gjuhës.

Ka qenë mjaft e dobishme mbështetja e ambasadorit për këtë nismë të re, për dhënien jetë të një angazhimi shuëm të fortë politik jo vetëm për të lehtësuar situatën jo tepër të thjeshtë të gjithë juve që jetoni në Shqipëri, por për të hapur porta të reja për gjithë investitorët italianë që do donin të investonin në Shqipëri, por që për momentin qëndrojnë atje, nuk marrin udhën për të ardhur këtu", - tha kryeministri Rama.

Ai vijoi më tëj t’u shpjegonte të pranishmëve se kishte krijuar një grup deputetësh, të cilët do të jenë midis Shqipërisë dhe Italisë për të dëgjuar pyetjet e sipërmarrësve italianë rreth Shqipërisë dhe për t’i njohur ata për mundësitë e investimeve në Shqipëri. Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Rama degjoi me vëmendje pyetjet që biznesmenët italianë kishin në lidhje me nismat që do të merrte Qeveria dhe si do të ndikonin në ecurinë e sipërmarrjeve të tyre.

Pyetjet më shumta kishin të bënin me sektorin e energjisë, shlyerjet e detyrimeve ndaj bisneseve, si edhe tatimet dhe doganat. Pasi i dëgjoi të gjithë me vëmendje, kreu i Qeverisë theksoi angazhimin që administrata e tij kishte marrë për të zgjidhur të gjitha problemet që kanë të bëjnë me këto sektorë, duke u shprehur se do të sihin në interesin më të mirë të qytetarëve dhe sipërmarrësve. Ai siguroi të gjithë se shlyerja e detyrimeve ndaj bizneseve ishte prioriteti kryesor i punës së Qeverisë.

Në lidhje me taksat kryeministri Rama tha se projektligji per tatimet ende nuk ka mbaruar plotësisht, por i siguroi të gjithë se administrata do të punonte në mënyrë që të gjitha impenjimet kundrejt bizneseve të kryeheshin në mënyrën më të drejtë dhe ligjore. Ndërkaq ai i ftoi të gjithë sipërmarrësit italinë që administrata e tatimeve dhe doganave do të jetë gjithmonë e gatshme të dëgjojë të gjitha sugjerimet e tyre dhe të bashkëpunojë kurdoherë me ta, në mënyrë që klima e biznesit të jetë sa më e favorshme.

Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar