Rama: Sistemi i ri fiskal
nuk ka më “bakshish”

Rama: Sistemi i ri fiskal<br />nuk ka më “bakshish”
TIRANE- Vazhdon nisma e Qeverisë “Rama” për përthithjen e sa më shumë sipërmarrësve, vendas dhe të huaj, për të investuar në Shqipëri. Dje në mbrëmje u zhvillua për herë të parë takimi i Forumit Ekonomik dhe Tregtar i Investitorëve Shqiptarë dhe Turq. Të pranishëm në këtë takim, me sipërmarrës turq, ishin edhe kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar. Qëllimi i këtij takimi ishte vazhdimësia e nismës së Qeverisë së majtë për të përthithur sa më shumë investitorë.

Duke theksuar vullnetin për të përkrahur sipërmarrjen, kryeministri Rama vlerësoi rolin e sipërmarrësve turq që operojnë në Shqipëri, duke e cilësuar praninë e tyre, si një domethënie të dyfishtë: Së pari si një forcë për të zhvilluar vendin dhe së dyti si një shembull suksesi, për investitorë të tjerë turq, që të investojnë në Shqipëri. Një nga pikat kyçe të fjalës së kreut të Qeverisë, ishte edhe sistemi i fiskalitetit të vendit.

Ai u shpjegoi të pranishmëve se rritja e taksës për bizneset e mëdha nga 10% në 15%, kishte për qëllim uljen deri në asgjësim të informalitetit në tatime. Kryeministri Rama e argumentoi këtë, duke cituar një sondazh të ndërmarrë, ku u anketuan 5000 sipërmarrje, nga i cili rezultoi se informaliteti kundrejt sistemit fiskal (taksa e sheshtë) kishte shkaktuar që sipërmarrjeve t’u duhej të paguanin realisht 22% “taksë” mbi fitim, nga 10% që ishte më parë sipas ligjit.

Gjithashtu kreu i Qeverisë u shpjegoi të pranishmëve për funksionimin e Këshillit Kombëtar Ekonomik, i cili ka për detyrë të njohë sipërmarrjet që duan të investojnë, qoftë të huaja, qoftë shqiptare, mbi legjislacionin përkatës. Ky këshill, sipas kryeministrit Rama, do të ketë edhe funksionin ku sipërmarrësit do të kenë mundësi të denoncojnë me fakte konkrete shkelje të ligjit dhe informalitetet që do të dëmtonin investimet e tyre.
 
Prezenca
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Hidayet Bayraktar, tha se investitorët turq janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, si miniera, energji, telekomunikacion, shërbime, etj. Ai vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Turqi-Shqipëri, duke u shprehur se ky hap krijon më shumë mundësi për punësim, dhe do të ndikojë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.  Il. Si.

Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës