TIRANE- Studiuesi i artit Josif Papagjoni është zëri i radhës që sjell kryeministri Rama në debatin për Teatrin Kombëtar. Jo vetëm për aktorët, por edhe për publikuan mendon ai se duhet të ndërtohet godina e re. Sipas tij, njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, jo si tani myk dhe lagështirë.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Studiuesi e kritiku i artit, profesori, Josif Papagjoni, ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, një sërë dramash dhe plot artikuj e studime mbi teatrin dhe personalitetet e skenës. Ai ka një opinion shumë të qartë për çështjen e godinës së teatrit.
JOSIF PAPAGJONI:
Aty duhet të bëhet një godinë e re teatrore. Më thoni një teatër në Ballkan, që ndodhet në këtë gjendje? Kur shoh këto pamje, më shtohet dhjetëfish bindja se aty duhet ngritur një teatër i ri. Nëse ai projekt është i vërtetë, atëherë jam i lumtur si spektator, si kritik, por edhe si popull, se teatri nuk është vetëm për aktorët, teatri është publiku. Duhet t’i japim publikut mundësinë, shansin që të kënaqet. Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndjejë era parfum, që është një godinë e bukur, e kënaqshme, ku perceptohet produkti artistik.
Por, kur shkoj atje tani, mban era myk, lagështirë. Si mund ta heqim ne lagështirën? Bëj një mijë rikonstruksione, era e lagështirës nuk hiqet; ajo është godinë e kalbur. Pyetja që duhet të shtrojmë është: A mund ta ftojmë këtu trupën e Berlinit të japë një shfaqje? A mund të bëjmë një festival europian në këto kushte? Një produkt të Mbretit Lir apo Hamletit? Pra, jam shumëfish me idenë që atje duhet një teatër i ri.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 390
Lajme të tjera
-
Samiti i Demokracisë i organizuar nga Biden, Rama: Përmirësimi i jetës demokratike, prioritet i Shqipërisë! Reforma në Drejtësi po realizon të paimagjinueshmen
29 Mars, 18:59
-
Ylli Pata: Dalja e PD-së së Shkodrës përballë Foltores, sinjali më i ri i 14 majit
29 Mars, 18:58
-
Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare
29 Mars, 13:23
-
Berisha sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 35% të popullatës në Shqipëri! Qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt
29 Mars, 12:55
-
FOTOLAJM/ Rama pozon me 3 kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të FA-së
29 Mars, 12:09
-
Rama në diskutim me trajnerin që mundësoi suksesin e Kosovës në Lojërat Olimpike: Shembull që nuk ka asgjë të pamundur kur vërtet e dëshiron
28 Mars, 18:40
-
Rama intervistë për median greke: Çështja e detit ende e pazgjidhur, shkojmë në Hagë! Marrëdhëniet me Greqinë, fantastike
28 Mars, 12:05
-
Ngritën flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare, 7 sportistët e vlerësuar me 'yllin e mirënjohjes'
28 Mars, 11:56
-
Ceremonia për 7 'Yjet e Mirënjohjes Publike', Rama: Këto ditë futet në axhendë miratimi për hapjen e basteve online! Të ardhurat shkojnë për sportin e kulturën
28 Mars, 11:37
-
'Vendoret'/ PS depoziton listat për kandidatë këshilltarë bashkiakë, ja emrat për 11 Bashkitë më të mëdha
28 Mars, 07:20
-
Sulmi mbi Top Channel, Rama: Policia i është afruar autorëve, por ende nuk ka rezultat konkret
27 Mars, 21:53
-
Ibrahimaj u bën thirrje bizneseve në Kamëz: Prioritet ta çojmë në 2025 pagën minimale 45 mijë lekë! Rama: S'ka më shfrytëzime, rrezikojmë të ngelemi pa punëtorë
27 Mars, 11:16
Edhe ministrite jane te vjetra njesoj si teatri,,,,ti shembim dhe ato,,;nuk flitet keshtu,,,te rikonstruktohen,,,,dhe te ndertohet nje teater i ri tek bulevardi i ri,,,,,populli i shqiperise te kontriboje me para per rinovimin e teatrit,,,20,000 leke te vjetra per cdo njeri dhe teatri rinovohet,,,,aktoret te vendosin nje kuti brenda ne teater ,,,dhe pooulli te hedhe parate me regjister......
PërgjigjuBravo Turi ide gjeniale. Kush ta tha Luli? Ministrite jane nderuar ndryshe. Ato nuk shemben kurre! Jane simbol i "forces" se fashizmit ne SHqiperi. Teatri ishte "dopo lavoro" italiane.