TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste ironizon në Tëitter sloganin e Partisë Demokratike “Përpara” duke botuar një foto të autostradës Lushnje- Fier e cila është e dëmtuar.
Ne "autostraden" Lushnje - Fier... PERPARA!- shkruan Rama në Tëitter duke e shoqëruar me foton e rrugës së dëmtuar dhe të mbushur me ujë.
Përmbytja e rrugës është në hyrje të autostradës në Mbrostar të Fierit. Korrespondenti i tv A1 REPORT! Kristaq Thano informon se ky segment përmbytet sa herë ka reshje pasi ndërtimi i rrrugës është bërë nën nivel.

(Foto e publikuar nga Rama në Twitter me mbishkrimin Ne "autostraden" Lushnje - Fier... PERPARA!)
Mesaduket kreu socialist ka ndërmarrë një tur drejt një prej qyteteve të jugut, por për momentin Partia Socialiste nuk bën të ditur se cili është destinacioni më i afërt i kreut socialist, në kuadër të tureve elektorale për zgjedhjet e qershorit 2013.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

rrugën e përmbytur Lushnje-Fie">