TIRANË – Mungesa e buxhetit bën që qeveria të tërhiqet nga vendimi i saj i parë për uljen e moshës së përfituesve nga dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politik. Vetëm pak ditë pasi komisioni i ligjeve votoi pro uljes në 70 vjec për burrat dhe 70 vjec për gra, ministria e financave është tërhequr. Arsyeja, argymentohet të jetë mungesa e parave për dëmshpërblimin e ish të përndhjekurve që aktualisht i kanë mbushur 75 vjeç, nurmri i të cilëve është i madh. Kësisoj, mbetet në fuqi ligji aktual, sipas të cilit, do të marrin paratë e tyre për vitet e dënimit nga regjimit komunist, ata të përndjekur, të cilët janë jo më pak se 85 vjeç.
Kjo tërheqje e qeverisë është konfirmuar nga kryesocialisti Rama, i cili akuzon demokratët se ish të përndjekurit po i bën mish për top. Rama ka publikuar në Twitter disa prej mesazheve telefonike të këmbyera për një ish të përndjekur, Dod Miri, i cili pohon se ka kryer 22 vite burg në kohën e regjimit. Një ditë më parë, Dod Miri në një intervistë për tv Klan ka mohuar se ka këmbyer këto sms me Ramë.
SMS NE CELULARIN E RAMES
“I burgosuri politik Dod Miri, Gurëz, Laç. Zoti Rama të falenderoj përzemërsisht për kontributin që po jep për të përndjekurit politikë dhe për pronarët, që je ba shkak për përfshirjen e moshës 75 vjeç për përfitimin e parave. Unë që po të shkruaj kam bërë 22 vjet burg politik dhe 11 të pushkatuar nga regjimi i Enver Hoxhës. Dhe jam nga pronarët e mëdhenj të pronave në zonën e Veriut. Do të mbështes ty dhe Partinë Socialiste, politikisht dhe ekonomikisht. Me respekt Dodë Miri”, thuhet në mesazh.
Duke iu referuar këtij mesazhi, Rama nënvizon se “është e qartë se Dodë Mirit i është bërë presion për të mohuar komunikimin me mua e për ta kthyer mish për top.
Nga ana tjetër, kryesocialisti Rama bën me dije lajmin se pavarësisht se ky propozim kaloi në Komisionin e ligjeve pak ditë më parë, kryeministri Berisha e ka anuluar duke mos e kaluar në seancë plenare. “Saliu e ktheu mbrapsh propozimin tonë, megjithëse e kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe e coi prapë 85 vjeç”, shkruan Rama në komunikimin me ish të përndjekurin politik Dod Miri.
Duke publikuar mesazhet telefonike nga celulari i tij personal, Rama akuzon qeverinë se po trajton me arrogancë ish të përndjekurit, ndërsa i bashkohet apelit të tyre që të ulën moshën e dëmshpërblimit në 75 vjeç për burra dhe 70 vjeç për gra.
DEBATI PËR NDRYSHIMET
Në projektligjin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikohej që ish-të përndjekurit me moshë mbi 85 vjeç, trajtohen me përparësi, duke marrë dëmshpërblimin e plotë me dy këste, brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit.
Ndërkohë që me ndryshimet që u votuan më 20 mars 2012 do të trajtoheshin me përparësi ish-të persekutuaret gra me moshë nga 70 vjeç dhe ish-të persekutuarit burra, me moshë 75 vjeç. Amendamenti i propozuar nga deputeti demokrat Fatos Hoxha, u mbështet përveç deputetëve të mazhorancës, edhe nga deputeti socialist Bashkim Fino, ndërkohë që të tjerët abstenuan. Ligjvënësit kanë debatuar mbi propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, sipas të cilit ndryshohet periudha për përfitim dëmshpërblimi financiar. Në ligjin aktual, kjo periudhë është 30 Nëntor 1944 deri në 1 tetor 1991. Sipas propozimit, do të përfitojnë të gjithë ata të persekutuar duke filluar nga 28 Tetori 1944, datë e themelimit të qeverisë së Beratit. Kjo pika u kundërshtua nga socialistët.
Vetëm një ditë më pas, sipas deputetëve socialistë, nga ministria e financave erdhi deklarata se fatura financiare pas ndryshimit të moshës ishte e papërballueshme. Për pasojë, mosha nuk do të ndryshojë.
(aq/redaksia online/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com