Sot është 66 vjetori i themelimit të Aviacionit Luftarak të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Ky fakt është bërë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook në rubrikën “AMARCORD” shprehet se premisat e këtij aviacioni u ngjizën që në vitin 1914.
“Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare kremtojnë 66 vjetorin e themelimit të Aviacionit luftarak, premisat e të cilit ngjizën më 1914, kur në kohën e qeverisë së Princ Vidit, u porosit blerja e tre avionëve sulmues Löhner Daimler.
Ndër vite është kurajo dhe energjia e pilotëve shqiptarë që e kthyen këtë armë në një njësi legjendare, si edhe heroizmi i 46 dëshmorëve të dalë prej saj.
Nderim oficerëve dhe pilotëve, që në kushte mjerimi dhe izolimi gjatë diktaturës dhe fill pas saj, mirëmbajtën dhe riparuan me sa mundën instrumentet e sovranitetit tonë ajror, duke dhënë shpesh edhe jetën në krye të detyrës “, shkruan Rama në Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com