FRANCË - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Paris këtë të hënë. Kreu i qeverisë u prit në Pallatin Elysee nga presidenti Emmanuel Macron.
Në qendër të diskutimeve mes dy udhëheqëve do të jetë tema rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Po ashtu bisedimet do të fokusen rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë.
Vitin e kaluar, kur Macron vizitoi Tiranën, Shqipëria dhe Franca nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës si dhe deklaratën e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Në atë kohë Macron premtoi se do të jetë krah Shqipërisë sa i takon rrugëtimit europian, duke thënë se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një realitet dhe se Franca do jetë krah nesh në mënyrë që axhenda të mbahet në kohën caktuar.
Lajm në përditësim...
Komente











O kuluf. Mos harxho parate e taksapaguesve per te bere selfie. Franca nuk e njeh Shqiperine. Ne Ballkan vetem Shqiperise nuk i njihen dokumentat te dala nga zyra e shtetit. Ka fakte per kete dhe jo propagande me foto dasmash.
PërgjigjuFranca nuk e dinte ku bie Shqipëria në kohën e Salës tend, tani kanë respekt për ne. Në çdo vënd të botës.
Shokët masonë nxjerrin nga halli dhe mbështesin njëri-tjetrin në ditë të vështira.
Përgjigju