Rama: Sot, të arsimuarit punojnë
taksistë, bojaxhinjtë marrin diplomë

Rama: Sot, të arsimuarit punojnë<br />taksistë, bojaxhinjtë marrin diplomë
TIRANE - Me barsoleta ka zgjedhur ta shprehë lideri i opozitës, Edi Rama gjendjen e mjeruar sipas tij të arsimit shqiptar. Gjatë prezantimit të programit të “Rilindjes” të cilin PS synon ta vë në zbatim për të ndryshuar Shqipërinë, siç ajo është shprehur vazhdimisht, pas fitimit të zgjedhjeve të 23 Qershorit, numri një i opozitës solli në fokus disa barsoleta me taksist me master e bojaxhinj me diplomë, për të treguar nevojën e një kthese rrënjësore në sistemin arsimor në vend.

"Në 3 vitet e fundit kam ndeshur taksist me diplomë, shumica prej tyre juristë. Ky i fundit me tha: Shefo sapo kam bërë masterin dhe këtë xhiro e ke nga unë. I thash: Po për doktoraturën ke menduar? “Po, -tha, do ta bëj”. I thash: Sa të kushton kjo? Po ça lekësh tha, çoj falas kalamajtë e shefit në universitet edhe ndonjëherë kur do gruaja e tij shoping, ai e ka makinën e zënë e unë i bëj xhiro gruas?, - tregoi Rama para të pranishmëve, duke shkaktuar duartrokitje e buzëqeshje nga salla.

Në kontrast me këtë ngjarje, për të treguar se veçse ka të diplomuar që nuk i krijohen kushtet për punë, Rama po me humor tregoi rastin kur edhe bojaxhiu sipas tij mund të marrë një diplomë vetëm duke lyer universitetin.

“Një grup bojaxhinjsh lyen gjithë universitetin, dhe shefi i tha ‘lekë s’kam po ju jap nga një diplomë të gjithëve.. u futën bojaxhinj e dolën juristë”, tregoi lideri i opozitës.

Rritja e fondeve publike për universitetet privatë dhe ulja e tyre për ato publike është vizioni i kësaj qeverie sipas kryesocialistit Rama, ndërsa theksoi se opozita mendon dhe do të veprojë ndryshe. Lideri i opozitës i etiketoi universitetet si vendi ku njerëzit humbin parat e fundit, ndërsa theksoi së me ardhjen e opozitës në pushtet do t’i jepet prioritet arsimit profesional.

Në përfundim të kësaj tematike, Rama premtoi se Partia Socialiste në pushtet do të bëjë një kthesë rrënjësore në cilësinë e sistemin të arsimit, pasi sipas tij aktualisht “ka një shumë kolosale parash që prindërit shpenzojnë dhe ajo që përfitohet është një produkt shumë i ulët”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten