Kryeministri Edi Rama cilësoi SPAK-un dhe GJKKO-në si dy suksese të reformës në drejtësi, ndërsa tha se KLP dhe KLGJ kanë falimentuar.
"Nëse reforma në drejtësi ka shumë arsye për të qenë të inkurajuar, dhe për t’ju sqaruar të gjithëve, nga ana ime unë dy suksese shoh në reformën në drejtësi: SPAK-un dhe GJKKO-në, me të gjitha problematikat që kanë. Dy suksese.
Por, nëse ka një faliment, janë ato dy këshilla atje. Dhe nëse ka një arsye për t’u shqetësuar Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht të reflektojë mbi reformën në drejtësi. Dhe jo mbi atë pjesë të reformës që është bërë lajtmotivi kryesor përditë e përditë: ‘Burg, burg, burg, burg, burg!’, por mbi atë pjesë të reformës që është lajtmotivi i jetës së atyre dhjetëra mijëra njerëzve që janë kthyer në dosje të mbuluara me pluhur", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Pagat e magjistratëve/ PS miraton rritjen sa 2% e pagës së Presidentit! Rama: Ligj i ri për piramidën e pagave, në konsultime me KiE! PD voton kundër: Puç kushtetues





