Rama: Spitalet janë përmirësuar
Kemi garantuar furnizimin me barna

Rama: Spitalet janë përmirësuar<br />Kemi garantuar furnizimin me barna
KUKËS - Kryeministri Edi Rama ka vizituar spitalin e Kukësit ku ka konstatuar se ka një përmirësim të ndjeshëm i kushteve. Gjithashtu ai ka theksuar se furnizimi me barna është i garantuar dhe se nga 2013 deri sot për të njëjtën sasi barnash janë kursyer 70 milionë dollarë.
 
Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi edhe shlyerjen e borxhit prej 40 milionë dollarë borxhe të prapambetura në sistemin e furnizimit të spitaleve.
 
Më tej Rama është ndalur edhe te reforma e sigurimeve shoqërore, ku 13.478 infermierë dhe infermiere kanë paguar 4 milionë dollarë më pak taksa.
 
“Përmirësim i ndjeshëm i kushteve në spital. Furnizimin me barna i garantuar, ndryshe nga pak kohë më parë. Nga 2013 deri sot për të njëjtën sasi barnash kemi kursyer 70 milionë dollarë. Kemi ulur çmimin e barnave siç kemi premtuar. Kanë përfituar ata që i blejnë barnat. Kemi shlyer 40 milionë dollarë borxhe të prapambetura në sistemin e furnizimit të spitaleve. Përmirësime teknologjike në këtë spital. Nga 13.478 infermierë dhe infermiere janë paguar 4 milionë dollarë më pak taksa që janë shpërndarë në buxhetet familjare të kësaj kategorie.”- tha Rama gjatë inspektimit në spitalin e Kukësit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë