Rama: Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, erdhi te kushërinjtë e babës, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa

Gjatë fjalës së tij në Tropojë kryeministri pasi ka vlerësuar kandidatin socialist Petrit Malaj, Rama nuk ka kursyer sulmet për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha. Rama tha se Berisha nuk bëri asgjë për Tropojën, përveç se dha leje për 11 diga në lumin e Valbonës.

Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë. Varja, vazhdojmë bëjmë ndonjë muhabet tjetër. Mendova se Saliu do të bëjë ndonjë gjë këtu, pasi nëse ka një vend ku i ka borxh është Tropoja. I bëri një gjë në fakt Saliu, Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga HEC-esh në Valbonë dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 për të qenë i saktë.

Nga të cilat me shumë vështirësi, pasi ishin të gjitha leje të dhëna, anuluam 9, dy të tjerat ishin në kantier, vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës. Nga pikëpamja e punës, nga pikëpamja e dreqnive e dini vetë dhe nuk merrem unë me atë punë se nuk dua të merrem me të shkuarën. Dakord, në rregull, Saliun nuk po merremi më, ishte si ishte, nuk e vë dot në diskutim, lider, patjetër, nuk e vë në diskutim, i mbrapsht sa të duash, por lider.

Por unë kam një pyetje për këta tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, deri te Saliu hajde… por Luli?! Ai që thotë o tropojsa, o tropojse? Ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjektë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: Në PD problemi është te koka! Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa


Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është rimëkëmbur ekonomia juaj familjare pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë?



×

Lajmi i fundit

John

Sa ndikon te vendimet e Ramës? Linda Rama: S’ka rëndësi kush ka të drejtë, por që të shkohet drejt së drejtës