Rama: Në PD problemi është te koka! Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa

Nga Tropoja qyteti i vendlindjes së ish kryetarit të PD, kryeministri Rama tha se PS bëri për qytetin shumë më tepër se Berisha, i cili sipas tij firmosi jo pak por 11 diga  HEC-esh mbi Valbonë, 9 prej të cilave u anuluan nga qeveria socialiste.

Nuk mund ti shpëtonte kryeministrit Rama as gafa e kryetarit të PD Basha, duke thënë se ai s'u di as emrin. Në Tropojë aty ky prezantoi kandidatin socialist Petrit Malaj, Rama akuzoi Berishën se nuk bëri asgjë për qytetin e tij të vendlindjes përveçse firmosi nderimin e HEC-eve mbi Valbonë , ndërsa ironizoi thirrjet e Bashës.

Rama u kërkoi votën demokratëve për të cilët tha se janë njerëz të mirë, por problemin e kanë nga koka, ndërsa Bashën e akuzoi se udhëton në makinë me drejtore bastesh e policë të korruptuar. Ndalur te fushata e Bashës mbi makinë, Rama akuzoi se ai udhëton me persona që dikur menaxhonin bastet dhe synojnë kthimin e tyre dhe me shefa policie të korruptuar.

Ndërkaq kryeministri premtoi investime në fushën e turizmit dhe tha se ndërtimi i porteve dhe aeroporteve në mbarë vendin bëhet pikërisht për të zhvilluar këtë sektor nga i cili do përfitojnë të gjitha zonat turistike, përfshirë edhe Tropojën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
'Nga drejtori i basteve tek shefa policie të stërkorruptuar', Rama: Ja kush udhëton brenda makinave të shtrenjta të PD
" frameborder="0" allowfullscreen>

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja ka folur për fushatën e Partisë Demokratike duke thumbuar ata që e presin dhe shoqërojnë kryetarin e saj, Lulzim Bashën me makina. Rama thotë se nga një anë demokratët vënë kujën për çmimin e naftës, por udhëtojnë me makina të shtrenjta. Siç thotë se brenda atyre makinave janë menaxherët e basteve, me drejtorin në krye, tek ish-zyrtarë që bënë doganat e tatimet ‘përshesh’ dhe ish-shefa policie të stërkurroptuar.

‘’Erdhën këtu në Tropojë, a ju ka bërë përshtypje ato makinat sa të shtrenjta janë? Venë kujën për çmimin e naftës, por shih çfarë po i bëjnë naftës?

Ja u them unë kush janë brenda atyre makinave, janë ata që u janë turrur për të përsëritur të njëjtën gjë, brenda atyre makinave, janë ata që menaxhonin bastet. Që nga drejtori edhe një grup tjetër që janë bashkë me ata të basteve që duan me çdo kusht të rrëzojnë qeverinë dhe të hapin ato pikat në çdo qytet e katund. Të jap 1 më jep 2. Çdo fëmijë në ato makina, janë ata që i bënë doganat e tatimet përshesh, i duan prap. Aty janë ata shefa policie të stërkorruptuar, që i linin tek udhëkryqi me fara kungulli e luledielli policët. Ata janë aty brenda. Doni ti nxirrni nga makinat  e t’i fusni në shtet? ‘’- tha Rama.

Ora 19:08
'Tropoja është një thesar', Rama: Agro-turizmi do të lulëzojë në këtë zonë, vaksinat do i sjellim edhe nga fundi i botës! Basha jo lider, por kukull e kurdisur

Kryeministri Edi Rama theksoi nga Tropoja është një thesar. Ai shtoi se agro-turizmi do të lulëzojë në Tropojë vitet e ardhshme, duke shtuar se vaksinat do t’i sillte në Shqipëri, sikur edhe nga fundi i botës. Ndërkaq ka ironizuar dhe kreun e PD Lulzim Basha.

“Mendojeni njëherë, se ngelët duke çuar rryla në Tiranë. Berisha është lider, i mbrapshtë sa të duash, por lider. Basha është si kukull që kurdiset. E kurdis për barbi, bëhet barbi, si ta kurdisësh. PD nuk vuri një tullë me Saliun, imagjinoni të zgjohet Luli të vijë këtu. Do e mbajë mend udhëtimin në Tropojë e i duket se Tropoja është në Australi. Tropoja është një thesar i pazbuluar, ku kemi investuar dhe do të investojmë.

Në Tropojë, agro turizmi do të lulëzojë në vitet e ardhshme. Problemi i pandemisë është shumë i rëndë. Vaksinimi masiv u bë me forcën e karakterit dhe vendosmërisë, me forcën e shpirtit, për të thënë jo. Do i sjellim vaksinat dhe i bëmë, siç e bëmë për tërmetin. Deri në fund të botës do i sjellim. Nuk i lamë nëpër kapanone, ndërsa në Itali rrinë jashtë. Ne nuk iu vumë atyre personave që u prekën asnjë barrë, asnjë kredi, por ua dhamë falas shtëpitë”, deklaroi Rama.

Ora 18:59
Rama: Berisha s'bëri asgjë për Tropojën, i dha 11 diga HEC-esh! Luli si dhëndrri te ‘Zonja nga qyteti’, erdhi te kushërinjtë e babës, s’e di si quheni e ju thotë tropojsa

Gjatë fjalës së tij në Tropojë kryeministri pasi ka vlerësuar kandidatin socialist Petrit Malaj, Rama nuk ka kursyer sulmet për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha. Rama tha se Berisha nuk bëri asgjë për Tropojën, përveç se dha leje për 11 diga në lumin e Valbonës.

Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë. Varja, vazhdojmë bëjmë ndonjë muhabet tjetër. Mendova se Saliu do të bëjë ndonjë gjë këtu, pasi nëse ka një vend ku i ka borxh është Tropoja. I bëri një gjë në fakt Saliu, Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga HEC-esh në Valbonë dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 për të qenë i saktë.

Nga të cilat me shumë vështirësi, pasi ishin të gjitha leje të dhëna, anuluam 9, dy të tjerat ishin në kantier, vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës. Nga pikëpamja e punës, nga pikëpamja e dreqnive e dini vetë dhe nuk merrem unë me atë punë se nuk dua të merrem me të shkuarën. Dakord, në rregull, Saliun nuk po merremi më, ishte si ishte, nuk e vë dot në diskutim, lider, patjetër, nuk e vë në diskutim, i mbrapsht sa të duash, por lider.

Por unë kam një pyetje për këta tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, deri te Saliu hajde… por Luli?! Ai që thotë o tropojsa, o tropojse? Ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjektë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës”, tha ai.

Ora 18:53
Rama: Në PD ka njerëz të mirë, problemi është koka

Nga Tropoja kryeministri Edi Rama ka “thumbuar” PD, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

“Pd nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një epoke tjetër. Problemi është koka. Ishte koka kur kishte kokë, imagjino çfarë problemi është tani në PD që ska kokë”, tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja