Rama surprizon kombëtaren,vizitë
në Itali para nisjes për në Francë

Rama surprizon kombëtaren,vizitë<br />në Itali para nisjes për në Francë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar mbrëmë ekipin kombëtar që gjendet në rezidencën e vet në Bergamo, në hotel “Winter Garden”.

Ai është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, trajnerin Giovanni De Biasi dhe drejtues të tjerë të skuadrës.

Rama u informua për përgatitjet e ekipit dhe shprehu dëshirën për një takim me të gjithë futbollistët sot në mëngjes para nisjes për në Francë.

Në hotelin “Winter Garden” sot do të organizohet një takim mes ekipit kombëtar dhe kryeministrit Edi Rama në orën 09.00.

Menjëherë pas këtij takimi, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të niset në aeroportin e Bergamos.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave