Rama: T'i japim fund
tregtisë së diplomave

Rama: T'i japim fund<br />tregtisë së diplomave
TIRANE- I pranishëm në forumin eurosocialist kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ftoi të rinjtë ti bashkohen kësaj partie për të arritur ndryshimin për Shqipërinë, ndryshimin e sistemit universitar, ku diplomat të mos merren në këmbim të parave si ajo e djalit të Umberto Bossit, “karagjozit racist antishqiptar matanë Shqipërisë”.

“E tërë Shqipëria dhe Italia u morën dje me atë diplomë të shitur në këmbim të parave, por sot jemi bashkë për t’i dhënë fund maskaradës së tregtisë së diplomave për të ndërtuar një sistem universitar evropian ku studentët të jenë të aftë për në BE”- tha Rama.

Ai i bëri apel të përfshihen për tu bërë pjesë e këtij forumi rinor eurosocialist për ti dhënë një forcë ndryshimi në fushën ideve që, sipas Ramës, e ndajnë me qeverinë aktuale të rrënimit.

Më pas Rama prezantoi 6 kandidatët e miratuar nga kryesia e PS-së që do të hyjnë në procesin zgjedhor për drejtimin e Forumit Rinor Eurosocialist. Disa nga kandidatët janë Artur Micko, Elisa Spiropali, Erlis Hoxha, Vjoleta Kokën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin 26 vitesh burg

Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin 26 vitesh burg