Rama takim me ambasadoren Yuri Kim, disa orë në rezidencën amerikane

Rama takim me ambasadoren Yuri Kim, disa orë në rezidencën amerikane

Yuri Kim dhe Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi takim me ambasadoren Yuri Kim në rezidencën amerikane. Ende nuk dihet arsyeja e takimit të tyre që ka zgjatur disa orë. Takimi vjen pak orë pasi Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK së bashku dhe me 9 ish zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

Dako akuzohet për shpërdorim të detyrës në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim. Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021 në atë kohë kur ishte kryetar i PD-së, dega Durrës.

Mbrëmjen e sotme, pasi avokati Petrit Ismaili e quajti të nxituar arrestimin e Dakos duke thënë se SPAK është nën tryesninë e ndërkombëtarëve por dhe të medias. Deklarata e avokatit u bë para drejtorisë së policisë së Tiranës ku prej pasdites së sotme mbahet Vangjush Dako.

Ndërkohë më 2 qershor nga qelia u lirua ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për të vuajtur dënimin e mbetur në banesë. Nuk dihet nëse pjesë e bisedës mes diplomates amerikane do të jetë dhe arrestimi i Dakos dhe lirimi i Tahirit, dy figurave të rëndësishme për Partinë Socialiste vite më parë.

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 07/06/2023 10:53

    Ambasadorja, "i rifreskojè" nè kujtesè kryeministrit shqiptar, historinè e gjethes sè fikut, qè nè rast pèrdorimi si letèr higjenike,,,mund tè ketè efekte shqyese pèr tè ndènjurat. Milionat e taksapaguesve amerikanè,,shtoi ajo,,,dhènè pèr reformèn nè drejtèsi kètu tek ne, nuk do tè pèrfundojnè si kurban hajdutèsh nè Tiranè ,ku gjykata mè nè fund burgos Saje qorrin,,ndèrsa tuxharèt shqipfolès,,,e nxjerrin nga qelia ,me argumente banale. Ky èshtè ANTIAMERIKANIZMI REAL, o tuxharè, o matrapazè tezgash. Mos harro gjethen e fikut,,o njish,,,me tè gjithè shokè e kolegè BURGAXHINJ. Vetèm ti je i zgjuar, O NJISH. Vetèm ti mendon se LE TI BI KUJT TI BI,,VETES SIME MOS TI BI. Por,,,,nuk funksionon loja kèshtu,,,jo, gabohesh.

    Përgjigju
  • OMG: 07/06/2023 09:28

    Eshte darke miqesore lamtumire meqe ajo largohet nga Shqiperia. Nuk ka asnje komplot.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 06/06/2023 22:43

    Disa ore takimi kryeministrit shqiptar me ambasadoren amerikane ne largim. Çpo gatuhet??? Kur do dale tymi bardhe? Neser? Pasneser? Apo pas 6 muajsh? Apo pas 6 vjetesh? Prit gomar te mbij bar se ja ka marre dorën TALLAVAS kryeministri shqiptar.

    Përgjigju
    • Nemesis: 07/06/2023 11:09

      Po diskutojne per arrestimin e Saliut, qe do ndodhe kur te fluturojne gomeret

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari