Kryeministri Edi Rama priti në një takim ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe kreun e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se në takim ishte e pranishme dhe Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali

Ky takim organizohet një javë pas publikimit të progres raportit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Fokusi i diskutimeve mbetet tek rruga drejt familjes së madhe evropiane.

Në progres Raport vlerësohet progresi i shpejtë që ka bërë vendi ynë në fushën e integrimit, ndërsa qeveria shqiptare pret që më 17 nëntor të çelë edhe të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në Klasterin 5 – “Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet”.


Lajmi kryesor:

Negociatat me BE-në, më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit! Rama: Rekord, ia arritëm brenda 12 muajve