Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e kësaj të premteje një takim me Asamblenë e Partisë Socialiste të Beratit, ku theksoi sërish luftën pa rezerva që qeveria dhe mazhoranca po kundër korrupsionit, "si asnjëherë më parë".
Rama tha se kjo vërtetohet edhe nga një raport i Bashkimit Europian, që pritet të publikohet ditët në vijim, ku Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për luftën kundër korrupsionit
"Ju kanë çmendur me uturimat se korrupsioni është rritur si asnjëherë tjetër, jo në fakt korrupsioni luftohet si asnjëherë tjetër dhe është i ulët si asnjëherë tjetër. Korrupsioni shikohet te ekonomia, si mund të jetë rritur korrupsioni dhe të jetë rritur ekonomia? Si ka mundësi që korrupsioni është rritur dhe janë rritur të ardhurat në buxhet? Si ka mundësi që korrupsioni është rritur dhe është rritur numri i kompanive që përfitojnë nga tenderat? Si është rritur korrupsioni kur pak ditë më parë, Bashkimi Europian përmes mekanizmave që monitoron ecurinë e fondeve publike, e ka renditur Shqipërinë të parën në rajon, me parametrat më të mirë në rajon",- tha Rama.
Kryesocialisti u shpreh se interesi kryesor i PS janë punët e vendit, ndërsa shtoi se opozita po bën çmos për të bllokuar ecurinë pozitive të Shqipërisë.
“Ne nisim kohë më parë fushatën për të përgatitur fitoren e ardhshme dhe kur të tjerët merren me ne, dhe kë keq akoma, fatkeqësisht merren me Shqipërinë në sensin më negative duke shkuar rrugëve të botës, Evropës për të bërë çmos për të ndaluar dhe bllokuar Shqipërinë, ne merremi me veten për të kuptuar se ku jemi me punët e Shqipërisë. Të tjetër kanë punë që lidhen me interesat e tyre apo me mbijetesën e tyre në arenën e politikës, ndërsa puna jonë janë punët e Shqipërisë dhe në këtë kontekst ky proces është shumë i rëndësishëm, sepse nga ana tjetër ne kemi nevojë të komunikojmë me njëri tjetrin në radhë të parë për të vërteta e punëve të Shqipërisë, të cilat mjegullohen dhe mbulohen ditë e natë nga balta e gënjeshtrave, fabrikimeve, thashethemeve dhe gjysmë të vërtetave, që janë gënjeshtrat më të mëdha”, tha Rama.
Për Beratin, Rama tha se është qyteti që po njofton pranverën e kthimit të emigrantëve shqiptarë për të jetuar sërish në vendin e trye.
"Falë transformimit Berati është bërë dhe dallëndyshja e parë që njofton pranverën e kthimit të shqiptarëve në vendin e tyre. Në Berat ka filluar përmbysja e trendit të largimit nga Shqipëria. Kjo është domethënëse simbolikisht për të na ndihmuar të kuptojmë peshën e këtij fakti. Pse kthehen njerëzit në pronat e tyre pas vitesh të tëra në emigracion. Berati ka disa gjëra shumë të thjeshta që na japin të drejtë për politikën e rilindjes urbane, na japin të drejtë për programin e investimeve,- tha Rama.
Para takimit me Asamblenë, Rama zhvilloi një takim me pensionistë në Berat, të cilëve u garantoi se PS po vijon me politikat mbështetëse, duke filluar nga indeksimi te rritja reale e pensioneve, që sipas tij, tashmë ka nisur të shkojë drejt 5-fishimit deri në janar të vitit 2030.
“Më vjen mirë që kam qëndruar në këtë detyrë deri kur u bë e mundur që më në fund të përcaktonim një plan financiar të mbështetur nga buxheti për një kapërcim real të pensioneve nga pamjaftueshmëri ku ishin te një nivel i arsyesh, jo i mjaftueshëm, por i arsyeshëm. Pensionistët kanë qenë prioritet për mua dhe për ne, por rritja e pensioneve ka qenë më e vështira dhe është gjithmonë më e vështira, sepse pensionet funksionojnë mbi bazën e një skemë të sigurimeve shoqërore dhe nëse skema nuk është solide, bëhet e vështirë të imagjinosh një rritje të arsyeshme të pensioneve pa rrezikuar themelet e të gjithë ekonomisë dhe për këtë arsye ju kam thënë se e kemi prioritet, por duhet të rrisim ekonominë dhe mundësitë. Erdhi momenti kur ne e pamë qartë mundësinë, sepse kaluam një fazë të parë të qeverisjes duke mbyllur disa gropa të panumërta borxhesh dhe shumë papërgjegjshmërisë, pastaj filluam investimet serioze, pavarësisht se rrugës u desh të ndeshemi me tërmet , pandemi, dhe kostot e energjisë të një lufte që nuk kishte lidhje me ne fare, ne ia dolëm që të jemi i vetmi vend dhe këtë e them me shumë krenari: që nuk e ka rritur çmimin, por e ka ulur çmimin e energjisë elektrike. Tani ia dolëm dhe të vijmë te ju dhe t’ju shikojmë pa sikletin e madh që s’kemi çfarë t’ju themi për pensionet. Sepse skema e rritjes përmes atij niveli që përmendi ministrja me dyfishim të përvitshëm të rritjes së vitit të mëparshëm është e garantuar 100% në buxhet, Çfarë iu është rritur këtë janar, që vazhdon çdo muaj natyrisht, do t’ju dyfishohet në janarin e ardhshëm, do t’ju trefishohet në 2028, do t’ju katërfishohet ën 2029, dhe do t’ju pesëfishohet në janar të 2030”,- tha Rama.
Komente












Korrupsioni e ka kap prej flokesh ket ven o harrova ty ka kap prej mjekrre se ske flok ti thu europa na rendit te paret kunder luftes korrupsionit.vetem ty te dalin kto statistika.
PërgjigjuShqiperine e bllokove ti dhe Balluku, zotrote. Turp!!
Përgjigju