TIRANE – Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka cilësuar të kënaqshme konsultën e zhvilluar sot në New York me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Shqipëri, Gerwin Bell. Rama komentoi takimin në rrjetin social Twitter.

Sipas shefit të opozitës, ulja e borxhit, një rishpërndarje e drejtë e të ardhurave, “zhvillimi rural, arsimi profesional si bazë për nxitjen e investimeve prodhuese” kanë qenë disa nga temat në fokus të takimit. Rama foli gjithashtu për një “domosdoshmëri për politika realiste ekonomike dhe fiskale”.

“Rishikimi rigoroz i buxhetit në kuadrin e të dhënave shqetësuese të dy muajve të parë të vitit” është sipas kreut të Partisë Socialiste “një nevojë që duhet trajtuar sa më parë”.

(im/shqiptarja.com)