Sorollati për 6 vite qytetarin/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës së Durrësit: Halabak, njeri i padenjë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Kreu i qeverisë fton qytetarët t'i drejtohen platformës dixhitale shqiperiaqeduam.al për çdo shqetësim të tyre pasi trajtimi për t'i dhënë zgjidhje do jetë me përparësi. Mjaftojnë pak minuta tha Rama për të adresuar problemin dhe menjëherë angazhimi i institucioneve respektive do jetë maksimal. Mijëra qytetarë kanë marrë përgjigje si dhe kanë përfituar përmes platformës në një kohë kur disa vite më parë u duhej të endeshin nëpër zyrat e institucioneve duke larguar gjithnjë e më shumë zgjidhjen. Platforma online, tha Rama, është ilaçi i një sëmundje jo normale siç është burokracia.

Shembullin konkretet sesi burokracia ka penalizuar qytetarët ndër vite, duke iu mohuar të drejtën e tyre, Rama solli drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, i cili u denoncua nga emisioni investigativ "Fiks Fare" teksa refuzoi të regjistronte në hipotekë pronën e një qytetari. Drejtori i ishte drejtuar qytetarit me fjalët “meqë u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama”, duke refuzuar t’i përgjigjet shqetësimit të qytetarit. 

Në takimin e sotëm, disa qytetarë prezantuan zgjidhjet që ata kanë marrë nga platforma shqiperiaqeduam.al.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Bashkëqeverisja/ Rama-studentes: Mbylli rrjetet sociale, se janë bullsat që të sulmojnë se je e FRESSH

Kryeministri Edi Rama në takimin në kuadër të Bashkëqeverisjes, i tha një studenteje të pranishme në takim se prania e saj tek salla e Hartave do të komentohet në rrjetet sociale si anëtarë e FRESSH. 

Dialigu i Ramës me studenten:

Studentja ekselente: Faleminderit zoti kryeministër që bëni kaq shumë për studentët. Nuk e kuptoj se pse ata studentë vazhdojnë ende protestën. Por nuk dua që t’i futem asaj çështje.

Rama: Mos fol për ta se do të akuzojnë se je e FRESH. Ja që tani do nisin, madje mbyll rrjetet sociale. Janë ca bullsa në instagram dhe facebook që paguhen të sulmojnë studentët që flasin njerëzisht. Nga protesta e studentëve na është dhënë mundësi e madhe që të shohim të gjitha vendet e punët në administratë, të cilat do të vihen në dispozicion për studentët ekselentë.

Ora 13:04
Priti 12 vite për lejen e legalizimit, qytetari e siguron për 2 muaj te bashkëqeverisja

Qytetari nga Durrësi, Florion Mita kishte aplikuar për t’u pajisur me një leje legalizimi që në vitin 2006. Që nga ajo kohë, për të kishte nisur një periudhë e vështirë sorrollatjeje në zyrat e shtetit, në kërkim të së drejtës së tij. Herën e fundit që qytetari ishte interesuar për procesin në sportelet e institucionit i ishte konfirmuar se dosja e legalizimit të banesës kishte dalë nga arkiva që në Prill të 2018-ës, por që nga kjo periudhë nuk i ishte vënë në dispozicion asnjë dokumentacion.

I zhgënjyer për vite të tëra nga kjo prite e stërgjatur, qytetari vendosi t’i drejtohej platformës shqipëriaqëduam.al në Nëntor të vitit 2018 dhe në kohë rekord, pas marrjes së ankesës nga zyra e bashkëqeverisjes në Ministrinë e Drejtësisë dhe pas plotësimit të dosjes së tij teknike, qytetari u pajis me lejen e legalizimin.

“Në fillim nuk besoja për rezultat nga platforma, pasi kisha aplikuar që në vitin 2006 dhe gjithnjë interesohesha derisa durimi arriti kulmin, kur më thonë që dosja ime kishte dalë për matjet në terren dhe asnjeri nuk e kishte marë mundimin të më njoftonte. Por kjo platformë më rezultoi efikase, ajo më dha zgjidhje”, tha qytetari në takimin me Ramën.

Ora 12:31
Denoncimi i qytetarit/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës së Durrësit

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur "Halabak" drejtorin e Hipotekës së Durrësit që bëri "ping-pong" me një qytetar për më shumë se 6 vite. Në takimin me koordinatorët, Rama se drejtori është i shkarkuar dhe se vendimi do të komunikohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama.

Rasti i denoncuar dje në emisionin Fiks Fare, ishte ngritur si shqetësim nga qytetari Albert Doda nga Durrësi, që ishte paraqitur më shumë se 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite. Doda i ishte drejtuar më herët platformës së Bashkëqeverisjes, e cila pasi kishte gjetur shkeljet ligjore, kishte shkarkuar një punonjës. Por megjithë masën e marrë, drejtori i Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj, i kishte thënë sërish qytetarit: Meqënëse problemin e zgjidhe tek Rama, shko sërish tek Rama. Qytetari kërkonte të regjistronte pronën e tij në Hipotekë dhe të merrte dokumentacionin e rregulltë, por zyrat e Hipotekës i kishin hequr metra nga banesa dhe i kishin shtuar tek toka arë.

Ardian Iljazaj, drejtori i shkarkuar nga Rama

 

Ora 12:30
Bashkëqeverisja/ Qytetari-Ramës: Se them për reklamë, e rregullova problemin, por s’është zgjidhja platforma. Kryeministri: S’jam dakord

Një nga qytetarët e pranishëm në sallën e  Hartave në Kryeministri në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes, ka thënë se ka gjetur zgjidhje për problemin e tij përmes platformës së Bashkëqeverisjes. Por qytetari iu drejtua kryeministrit duke thënë se nuk është platforma zgjidhja për çdo qytetar.

Qytetari: Paraqita 7 pasaporta, s’më zgjidhi njeri punë me dokumentet. U paraqita në platformë dhe në këto kushte sot platforma më dha zgjidhje. S’e them për reklamë, as për propagandë, mua mu gjet zgjidhja. Por kjo nuk është zgjidhja, që çdo qytetar të shkojë në platform. Por administrata duhet të punojë dhe të japë zgjidhje, sepse jo gjithnjë administrata punon.

Edi Rama: Ishte rrëfimi i një kalvari të tmerrshëm, por unë besoj se platforma është rrugëzgjidhja. Burokracia s’është në nivele normale, edhe kur është normale ka avazet e tyre. Edhe në faqen e presidentit të Francës ka një kuti për t’u ankuar publiku me një arsye se s’ka burokraci perfekte. S’duhet shumë , vetëm atë që keni bërë ju. 3 minuta dhe problemi shkon drejt e tek ministri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • manjola: 09/04/2019 14:24

    fal punes se qeverise ky vend eshte bere me i mire

    Përgjigju
  • Anisa: 30/01/2019 15:22

    Mire ja beri palacos, kushedi sa ka marr, ne burg te perfundoj! Te lumte

    Përgjigju
  • eris bebja: 25/01/2019 14:12

    Vazhdoni po me te njejten ritem .Mjaft me korrupsion ne kete vend

    Përgjigju
  • Arta Islami: 23/01/2019 19:15

    Ja ben mire atyre qe nuk punojne dhe jane te korruptuar Z.Rama.Pervec kesaj duhen cuar para drejresise keta qener.Fillo me Vloren tani...

    Përgjigju
  • sapa: 23/01/2019 17:48

    Pse keshtu funksjonon shteti more hajvan kryeminister?Pse duhet te ankohet qytetari more injorant i paafte?po ata qe nuk ankohen?dokumentat e qytetarit duhet ti shqyrtoje i ashtuquajturi shtet i mutit i korruptuar i juaji dhe qytetarit ti vijne me poste letrat pa u sorollatur ai vete neper zyrat e krimineleve te tu te korruptuar!

    Përgjigju
  • Robshi: 23/01/2019 17:29

    I padenje specialisti...i padenje perfaqesuesi i ministrise né bordet e universitetit...i padenje drejtuesi i hipotekes... i padenje drejtuesi pyjores...i padenje drejtuesi i portit...i padenje kryetari bashkise...i padenje drejtuesi ost e arrsh...i padenje ministri...vetem partia dhe ai qe e drejton qe fundja i ka emeruar gjithe keta te padenje eshte e denje...beeeeeeee ooooioioio

    Përgjigju
  • Ali: 23/01/2019 16:26

    Hipoteka e Durresit vendi me ordiner ne glob. E gjithe merite e Gjushit dhe horrave qe kane vene dashnoret dhe sekseret

    Përgjigju
  • gfds: 23/01/2019 15:40

    shiko dhe zyrat e punesimit ku punojne plera

    Përgjigju
  • vina: 23/01/2019 14:15

    bravo Z. Rama vec halabak ka tek Hipoteka Durresit

    Përgjigju
  • Leonardi: 23/01/2019 13:30

    Hipoteka e durrësit është skandal.Aty punojnë sekserë injorantë.Punojnë të dashurat e të fortëve si dhe njerëz me moral të ulët.Duhet vënë mirë dorë aty.Duhet shkarkuar një pjesë e mirë e punonjësve.

    Përgjigju
  • Sifi: 23/01/2019 13:00

    Bravo zoti kryeminister. Ju nuk duhet vetem ta shkarkoni por ne fakt duhet te arrestohet per abuzim ne detyren . Platforma po zgjidh shume probleme te mbartura por duhet ndeshkim maksimal per kedo qe abuzon me detyren shteterore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet