Fryrja e stomakut dhe zorrëve, shkaktarët dhe simptomat paralajmëruese për sëmundjet e brendshme / Ylli Merja: Ja si të largoni gazrat nga zorrët

Studimet tregojnë se 10-30 % e popullsisë vuan nga fryrja e stomakut apo barkut. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ju bën të fryrë? Përvoja me fryrjen mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të keni një ndjenjë ngopjeje, pasi keni ngrënë ose barku juaj mund të jetë i ngurtë e i tensionuar. Simptomat dhe shqetësimet mund të jenë të ndryshme për çdo individ, kjo në varësi të edhe vetë problematikës shëndetësore që çdo kush mund të ketë. Nga se shkaktohet fryrja e barkut? Kur mund të quhet normale dhe kur është shenjë e diçkaje tjetër? Çfarë "fshihet" pas fryejes së barkut? A mund të jetë fryrja e barkut shenjë paralajmëruese e një problematike shëndetësore për sëmundjet e brendshme apo janë thjesht gazra me shumicë dhe si të shpëtojmë prej tyre?

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon shkaktarët e formimit të gazrave, të cilat na çojnë në fryrjen e barkut:

·        Skuqjet e mureve të brendshme në sistemin e tretjes

·        Ajri i futur nga goja në stomak gjatë gëlltitjes

·        Lemza, aerofagia bën që nervi frenitus të çrregullojë funksionin e tretjes

·        Stresi bën që të rritet kortizoli dhe ky rrit bakteriet e keqia në zorrë

·        Medikamentet që merren prishin florën e mirë në zorrë

·        Kequshqyerja me ushqime të thata dhe ushqimi pa orare të rregullta

Merja tregon ushqimet që shtojnë gazrat në zorrë, duke theksuar vëmendje dhe kujdes më të madh për personat që e kanë predispozitën e meteorizimit në zorrë. “Sheqernat, lëngjet e ëmbla, akulloret, pijet e gazuara duhet të eleminohen. Monosaharidet te molla, dardha, fiku, pjeshka, kumbulla, thana, nxisin gazrat. Gjithashtu disaharidet te qumështi ndihmojnë në shtimin e gazit, në veçanti qumështi i dhisë. Ndërsa oligosaharidet te qepa, hudhra, bishtajoret, arrat, nxisin shtimin e gazrave. Ushqimet që përmbajnë fibra të patretshme, ushqimet që kanë në përmbajtje niseshte si dhe sorbitoli një ëmbëlsues artificial, ndikojnë shumë në shtimin e gazrave” thekson Merja.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se nëse fryrja e barkut do të vazhdojë gjatë, atëherë duhet të shikojmë me kujdes organizmin tonë, aq më shumë nëse fillojmë që përveç fryrjes së barkut të kemi dhe dhimbje abdominale ose rreth ijeve, apo të kemi gromësira të shtuara.

Sëmundjet paralajmëruese nga fryrjet e barkut janë: gastriti në stomak; skuqje e mureve të brendshme të zorrëve, ulje e rezistencës së organizmit; prishje e florës bakteriale në zorrë; ankth ose stres; kolit ulçeroz; parazitë në organizëm; sëmundja Crohn, kanceri i zorrës së trashë.

Ushqimet dhe bimët që frenojnë gazrat dhe fryrjet e barkut janë:

·        Gjellët me perime, zarzavate, karrota

·        Erëzat si mendra, borziloku, finoku, rigoni, xhinxhër, karafili, pakësojnë gazrat

·        Lëngjet si dhalla, kosi dhe lëngjet e frutave pa sheqer të shtuar

·        Bimët medicinale si: bari i majasëllit dhe kolitit, bari i bletës, kamomili

·        Përdorimi i mjaltit, bukës së thekur, fara e lirit, fara e zezë, fara chia

·        Frutat e pjekura si molla apo ftoi janë shumë të mira, sidomos për personat që marrin shumë medikamente

·        Në rast të gromësirave mund të pijmë një gotë ujë me 1 lugë sodë buke

·        Këmbët në ujë të ngrohtë, pasi mbaresat nervore të organeve janë në këmbë

Për personat që vuajnë nga gazrat e shpeshta Ylli Merja rekomandoi një çaj që largon gazrat nga zorrët: Në 0.5 litër ujë zieni 2 minuta 1 lugë gjelle bar blete, 1 lugë gjelle borzilok, 1 lugë bar majasilli. Çaji pihet gjatë ditës i ëmbëlsuar me pak mjaltë. Gjithashtu dhe një smuth me  100-150 gr karrota, 1 lugë supe fara liri, 1 lugë supe tahin, 1 lugë supe mjaltë, 1 lugë kafeje jamball dhe 3 pika esencë borziloku, është tepër efikas.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Ju kap shpesh lemza? Ja ku fshihet problemi / Ylli Merja: Zgjidhja ideale me…

Në vijim të bisedës në studion “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja për shkaktarët e fryrjes së barkut, ai theksoi se aerofagia bën që nervi frenitus të çrregullojë funksionin e tretjes, çka do të thotë lemza.  

“Në pjesën e sipërme po t’a shikojmë ndërtimin e stomakut dhe pozicionin e tij, ai gati 1/3 e masës së tij e ka në kafazin e kraharorit së bashku me zemrën dhe mushkëritë. Aty ku ndodhet kjo diafragmë është një nerv, nervi frenitus, i cili nga ajri i futur nga goja në stomak gjatë gëlltitjes apo nga prezenca e gazrave çtensionohet, ngacmohet dhe fillon një lemzë e vazhdueshme, e shpeshtë dhe bezdisëse” shprehet Merja.

Nëse ju kap shpesh lemza, thotë Merja, atëherë duhet të bëni një vizitë për të kontrolluar organet e brendshme dhe konkretisht stomakun. Problemin e lemzës së zgjatur dhe të shpeshtë ose të pandërprerë ne e zgjidhim shumë lehtë.

“Çaji i nenexhikut, i mendrës së butë është zgjidhja ideale. Gjithashtu dhe gjethja e freskët e nenexhikut apo e thatë, mund të përdoret në gjellë apo sallatë, është e mrekullueshme” thekson Merja.

I pyetur nga moderatorja, nëse një person e zë befas lemza, dhe ne e trembim apo i tregojmë një histori për të “humbur mendjen” sipas miteve që kanë ngelur në popull, a ka ndonjë ndikim? Merja përgjigjet se ngacmimi i sistemit nervor bëhet për të transmetuar një ngacmim nervor në një qendër tjetër për të larguar vëmendjen dhe që ndonjëherë edhe rezulton me efikasitet, por hapi i parë që duhet të bëjmë për të ndaluar lemzën eshtë që të pijmë pak ujë dhe më pas ta mbajmë për pak sekonda stomakun si të mbledhur. Gjithashtu një zgjidhje tjetër është marrja frymë thellë duke mbushur mushkëritë me ajër.  

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli i rene nga qielli: 15/01/2024 19:01

    Ska nevoje per doktor me largu gazrat! Thjeshte pini uje 2-3 L, hani perime te ziera Fruta te fresketa dhe ndonje kokerr arre e bajame Mos pini qumesht shume dhe asnje lloj bylmeti Max kos te holluar te fresket po patet, ndryshe mos konsumoni kos te paketuar, dhe hani pak oriz e ndonje peshk, Cdo gje te furres dhe te zier jo te skuqura Dhe hiqni pijet me gaz dhe alkol max 100 g vere, Dhe kurre sdo keni probleme As kile te teperta sdo merrni as dimer as vere.

    Përgjigju
  • Lushka: 15/01/2024 17:38

    Po cte hajme ore doktor jo fik jo dardha molle e jo qepe jo hudhra e jo qumesht... te hajme fara luledielli... apo te karikohemi me bateri si tesla. Po myk ne zorre ore do ken qe kan gazra. Hajde teori hajde kur kan marre ne konsiderate fjalen e nje doktori si ylli. He mo ylli he...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?