TIRANË, 05 Shtator/ATSH/-Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë ditës së sotme të samitit të nivelit të lartë të NATO-s ka zhvilluar takime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry.
Këto takime i ka konfirmuar vetë kreu i qeverisë shqiptare gjatë një konference për shtyp, që ka mbajtur në ambjentet ku zhvillohej samiti i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Rama tha se përveç bisedës me Presidentin Obama dhe Sekretarin Kerry, ai ka zhvilluar takime dhe me tre partnerë startegjikë  në rajon, kryeministrin italian  Matteo Renzi, kryeministrin Antonis Samaras dhe Presidentin  turk Recep Taijp Erdogan.
"Pra përkatësisht me Italinë, Greqinë dhe Turqinë për te forcuar partneritetin strategjik dhe për të identifikuar bashkarisht gjithçka duhet të bëjmë, qoftë në raport me angazhimet tona brenda suazës së sigurisë, qoftë në raport me shmëshka tjetër na lidh. Në konkluzion dhe për ti hapur rrugë pyetjeve tuaja, dua të them se edhe njëherë ka qenë rasti jo vetëm për të nënvizuar por edhe për të parë impaktin e jashtëzakonshëm të nismës së Kancelares Merkel.  E cila ndërmori një hap historik për te ulur së bashku të gjithë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit duke u dhënë të gjithë popujve të Ballkanit një mesazh shumë të qartë të perspektivës së tyre Europiane, por duke dhënë një mesazh shumë të qartë edhe për të gjithë aleatët dhe partnerët, në funksion të perspektivës së këtyre vendeve", deklaroi Rama.