Rama me rektorët: Ndërkombëtarizimi i universiteteve po ecën me ritme të larta 175 marrëveshje për programe të përbashkëta

Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Politikave në Arsimin e Lartë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama, u diskutua rreth ecurisë së deritanishme të procesit të ndërkombëtarizimit, me në fokus zbatimin e 175 marrëveshjeve të reja për programet e përbashkëta me Universitetet e huaja prestigjioze, si dhe shfrytëzimin e mundësive të reja të lidhjes së marrëveshjeve me ta.

Kryeministri Rama në fjalën e tij u shpreh se është shumë pozitive përpjekja për ndërkombëtarizimin e universiteteve po ecën me një ritëm të përshpejtuar në krahasim me më parë.

“175 marrëveshje të nënshkruara për programe të përbashkëta me universitete të tjera jashtë Shqipërisë,  plus 41 marrëveshje në proces, plus programet e përbashkëta e të dyfishta të miratuara, plus 17 programe në gjuhën angleze, janë realisht inkurajuese. Edhe pse, pa diskutim që, objektivi është shumë më ambicioz sesa kaq.

Një nga këto pika ku mendoj unë që do duhet të insistojmë, natyrisht, pastaj në fund do jetë një vendimmarrje e përbashkët me palën holandeze por jam i bindur për këtë dhe ata janë shumë të gatshëm ta eksplorojnë këtë rrugë është aksesi  i universiteteve në rrjetin e ri Evropian të arsimit të lartë që është krijuar vitet e fundit dhe që, ju e dini më mirë se unë, ka pasur një impakt shumë të fortë dhe shumë të fortë dhe po jep rezultate shumë domethënëse për shkak se u jep mundësi universiteteve, duke u ofruar mbështetje ekstra financiare, që të krijojnë sinergji të reja me njëri-tjetrin dhe të futen në kongromenate akademike, që janë me një përfitim të jashtëzakonshëm për pedagogët, për studentët, për harmonizimin e gjithë programeve apo për të krijuar situata komplementare mes universiteteve.

Këtu, në këtë pikë, unë do dëshiroja që nga ana juaj të kontribuonit me një analizë dhe me disa opsione, sugjerime që si mund të bëhet kjo qasje”, tha Rama.

Ky takim vjen fill pas vizitës që kryeministri Edi Rama zhvilloi para disa ditësh në Holandë dhe ku diskutoi me kryeministrin Rutte një tjetër pikë e programit të përbashkët në vendimmarrje që do të hartojmë mbi idenë e komunitetit të ri politik evropian është forcimi i mëtejshëm i aksesit të universitete tona në rrjetin e ri evropian të arsimit të lartë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alvi: 09/07/2022 20:30

    O Mavri me boje per cilin Nderkombetarizim flet kur ketu ende nuk njihen diplomat shqiptare ne asnje shtet te botes

    Përgjigju
  • Like: 09/07/2022 20:12

    Pa vlere pasi nuk jemi ku duhet me rankimet qe te besh marreveshje. Ku e ka z kryeminister verifik e plagjaturave nuk po e ben Po pagat ku jene per petagoget

    Përgjigju
  • Skela: 09/07/2022 15:24

    Arsimi ka vajt per lesh o Rame Ke administraten cope copë Vetem analfabet funksional ke edhe ne mësimdhënie...

    Përgjigju
  • serxho: 09/07/2022 14:26

    i mbeshtesim plotesisht keto marreveshje qe jane per zhvillimin e arsimit ne vend, pasi do i krijojne lehtesira te shumta studenteve

    Përgjigju
  • leo: 09/07/2022 14:24

    cdo sektor po merr vemendjen e duhur per ti krijuar lehtesira qytetareve, nje nga to eshte arsimi i cili po merr zhvillim dita dites

    Përgjigju
  • denis: 09/07/2022 14:23

    me kete vendim qe po merret po i hapen dyert shume studenteve te cilet duan te studiojne jasht

    Përgjigju
  • ori: 09/07/2022 14:22

    fale marredhenieve te mira qe po mbahen me shtete nderkombetare, po vine dhe marreveshje kaq te mira per studentet e vendit tone

    Përgjigju
  • Ylber: 09/07/2022 14:21

    Ju pergezojme per kete marrveshje qe juve keni nenshkruar z.kryeminister,faleminderit qe mendoni per te miren e studenteve

    Përgjigju
  • flavia: 09/07/2022 14:20

    tani jane krijuar lehtesira te shumta per studentet te cilet kane mundesine te studiojne ne universitete prestigjove pas marreveshjeve qe ka mundesuar qeveria

    Përgjigju
  • geriona: 09/07/2022 14:19

    ky program per marreveshje me universitete prestigjoze eshte nje hap i rendesishem per arsimin ne vend, dhe po merr zhvillimin qe i ka munguar prej vitesh

    Përgjigju
  • Rakip: 09/07/2022 14:18

    Shpresojme qe te behet me e mira per studentet tane dhe te jemi shum falenderues per keto pun te mira qe po beni

    Përgjigju
  • geri: 09/07/2022 14:18

    me keto hapa qe jane marre arsimi po merr vemendjen e duhur dhe po krijohen lehtesira nga me te ndryshmet per studentet

    Përgjigju
  • Xakja: 09/07/2022 14:15

    Lajm me te vertet i mire qe diplomat tona do te njihen dhe jashte dhe kjo fal jush z.kryeminister

    Përgjigju
  • Ari: 09/07/2022 14:14

    Studentet kane pasur goxha lehtesira fale vemendjes qe i eshte kushtuar dhe vendimeve qe jane marre

    Përgjigju
  • Kapo: 09/07/2022 14:13

    Me shprese qe te behet me e mira per studentet tane dhe ju falenderojme qe mendoni me te miren per studentet tane

    Përgjigju
  • Klea: 09/07/2022 14:12

    Faleminderit qe na keni mbeshtetur ne cdo moment z. Kryeminister dhe keni menduar per menyra qe diplomat tona te njih3n jashte

    Përgjigju
  • Bujar: 09/07/2022 14:11

    Mundesi shume e mire kjo p3r studentet qe diplomat tiu njihen jashte. Nje pune shume e mire

    Përgjigju
  • Ines: 09/07/2022 13:53

    Me vjen mire qe me ne fund dhe diplomar tona do njihen jashte

    Përgjigju
  • Renis: 09/07/2022 13:52

    Zoti Rama njeriu i vetem qe mendon per te gjithe

    Përgjigju
  • Goni: 09/07/2022 13:46

    Ju falendermoj zoti rama per punen e pa lodhur te bere nga ju dhe mbeshtetej se vazhdueshme ndaj studentve

    Përgjigju
  • Tani: 09/07/2022 13:45

    Shpresoj te behet me e mira per studentet e vendit tone

    Përgjigju
  • titi: 09/07/2022 13:44

    me vjen mir qe niveli i arsimit ne shqiperi eshte rritur maksimalisht shume

    Përgjigju
  • Anisa: 09/07/2022 13:43

    E falenderojme shume zotin Rama qe merr persiper qe te nenshkruaje marreveshje te tilla

    Përgjigju
  • Monda: 09/07/2022 13:41

    Eshte shume e rendesishme qe diplomat tona qe te njihen dhe jashte se na ndihmon shume kjo gje

    Përgjigju
    • Njohje: 09/07/2022 13:48

      Diplomat tona njihen prej tridhjete vitesh, cilesia e nje pjese te konsiderueshme te studenteve dhe pedagogeve eshte per shkolle fillore, te shkolluarit e afte po i merr Gjermania, Holanda, Franca, Italia, SHBA, Turqia, ketu si zakonisht krundet e politikes, mediokriteti dhe llumi.

  • Remi: 09/07/2022 13:40

    Shpresojme qe diplomat tona te njihen dhe jasht

    Përgjigju
  • Hansi: 09/07/2022 13:39

    Gje shume e mire ,ishalla njihen dhe jashte diplomat tona

    Përgjigju
  • Tori: 09/07/2022 13:38

    Kemi besim qe ju do beni me te miren

    Përgjigju
  • Igli: 09/07/2022 13:36

    Do ishte shume mire qe diplomat universitare te njihen edhe jashte

    Përgjigju
  • Alban: 09/07/2022 13:34

    Si nuk le fushe panrregullu mor gjigand , i madh je pz

    Përgjigju
  • Alvis: 09/07/2022 13:34

    shpresoj qe ky takim ti shkoje sa me mire dhe te presim lajme te mira

    Përgjigju
  • Keli: 09/07/2022 13:34

    Binjakezimet e shkollave nxjerrin shume nxenes ekselente pasi ndajne me njeri tjetrin eksperienca personale dhe edukative te cilet ndihmojne jashtezakonisht shume studentet BRAVO

    Përgjigju
  • Lara: 09/07/2022 13:33

    Takim te mbare i uroj zotit rama

    Përgjigju
  • Nila: 09/07/2022 13:33

    Ju lumte per kete qe jeni duke ber tani diplomat tona do te njihen dhe nasht vendit. E vlersoj shume kete qe po beni per te ardhmen tone

    Përgjigju
  • Keli: 09/07/2022 13:32

    Po beni nje pune te perkryer duke menduar dhe per te ardhmen e ketyre universiteteve. Fal kesaj qe po beni certifikatat tona do te njihen dhe jasht

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/07/2022 13:23

    Programmet e perbashkta me serborus apo jo o Edvin shkjau shqipfolës. Po qfar do ti aty , këtë Univerzitetin rehab se ti nuk di gjë …

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë