Rama takim me shqiptarët në Athinë më 12 maj, Mitsotakis: Zgjedhje e panevojshme! Nuk vjen si i ftuar i qeverisë, por s'e pengojmë

ATHINË- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar mbi takimin që pritet të mbajë kryeministri Edi Rama më 12 maj me emigrantët shqiptarë në Athinë. Në një intervistë të dhënë për mediat greke, Mitsotakis tha se Rama nuk është i ftuari i qeverisë, ndërsa ka shtuar se ky takim është një zgjedhje e tij dhe nuk e pengojnë të zhvillojë këtë takim.

Por, kryeministri grek thotë se kjo është një zgjedhje e panevojshme, ndërsa është ndaluar edhe në çështjen e Fredi Belerit, kryebashikau i zgjedhur i Himarës, në burg për vlerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare. Nuk e pengojmë tubimin e Ramës, as e ndihmojmë”, ka sqaruar ai, ndërsa shtoi se çështja e ndalimit të Fredi Belerit është europiane, jo dypalëshe.

Reagimi i Mitsotakis vjen pasi kryeministri Rama ka njoftuar turin me diasporën, turi i cili do të nisë fillimisht nga Athina më 12 maj. Ndërsa më 26 maj Rama do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe më 16 qershor në Dyseldorf.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:20
Takimi i Ramës me emigrantët në Greqi, SYRIZA: Veprim provokues në 1 vjetorin e arrestimit të Belerit!

1715079116_ramaaaaaaa.jpeg

Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë ne Athinë ka nxitur reagime në Greqi. I ashpër ka qenë qëndrimi i partisë opozitare SYRIZA, e cila e quan provokim vizitën e Ramës pasi përkon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ndërsa për këtë ai akuzon edhe qeverinë e Kyriakos Mitsotakis.

SYRIZA akuzon Mitsotakis se e përdor pakicën greke si mjet për përfitime të vogla partiake dhe se politika e jashtme e Mitsotakis është e rrezikshme për interesat kombëtare.

“Vizita e paralajmëruar e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Greqi, në datën e përvjetorit të paraburgimit të Fredi Belerit, është një veprim provokues, i cili nxjerr në pah mungesën e një politike koherente për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria e Mitsotakis

Nënvizon zgjedhjet e tij komunikuese të deritanishme, të cilat dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe, nuk nxjerrin në pah realisht çështjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe nuk mbrojnë efektivisht të drejtat e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Të drejtat që rrjedhin si nga e drejta ndërkombëtare ashtu edhe nga ajo komunitare, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit.

Qeveria Mitsotakis, siç u pa edhe në periudhën parazgjedhore, e trajton pakicën etnike greke si mjet për përfitime të vogla partiake. Edhe një herë në pak 24 orë, vërtetohet se sa e rrezikshme është politika e jashtme e Mitsotakis për interesat kombëtare”.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025