Rama: Policia s'reagon për takimet e Bashës se mund të bëjnë më keq! Sot shkuan te qendra e vaksinimit në Malësi të Madhe, të përzinin të moshuarit

‘Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjeshme, pasi ata kanë treguar se dinë të bëjnë me keq’. Kështu ka deklaruar nga Shkodra kreu i qeverisë Edi Rama, kur foli në lidhje me grumbullimet që po bën Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nëpër qytete për fushatën elektorale.

Teksa zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në shëtitoren e Shirokës, Rama tha se i mirëkupton njerëzit kur i thonë se shteti duhet të funksionojë, por edhe policia ka të drejtë kur thonë se nëse reagojmë ndaj kësaj që po bëhet, ata e kanë treguar që bëjnë shumë më keq, ndërkohë që kanë dalë rrugëve dhe duan të marrin drejtimin e shtetit.

Më tej kryeministri u ndal edhe në qeverisjen lokale, e cila prej vitesh në Shkodër është nën drejtimin e Partisë Demokratike, ku tha se kjo bashki vegjeton, për shkak të një automallkimi që i bëhet nga vetëvetja, nga verbëria dhe nga tifozllëku. Rama tha se nuk do që të shfajësoj veten pasi ato kanë ende borxh ndaj Shkodrës dhe se mandatin e tretë e kërkon që të shlyejë borxhet ndaj këtij qyteti.

Kryeministri Rama deklaroi gjithashtu se komunizmi ka vdekur para 30 vitesh, por disa ish-komunista po mbajnë peng Shkodrën dhe miletin për qëllimet e tyre. Sipas Ramës, komunizmi qëndron në këtë qytet si fanatazëm, pasi ca ish-komunista kanë shpikur një luftë imagjinare që të mbajnë njerëzit të përçarë për interesat e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
'Talebanë'! Rama: Përfaqësues të PD kishin shkuar te qendra e vaksinimit në Malësi të Madhe, donin të përzinin të moshuarit

 

Kryeministri Edi Rama tregoi edhe një incident që kishte ndodhur sot në qendrën e vaksinimit në Koplik, ku sipas tij, disa persona të Partisë Demokratike kanë kërkuar lirimin e palestrës ku po bëhet vaksinimi, me arsyetimin se është qendër ku do të numërohen votat.

"Thënë të gjitha këto, besoj se këtu është koha për të thënë dhe disa gjëra të tjera, sot ne ishim në një vizitë në qendrën e vaksinimit në Malësinë e Madhe, jemi vonuar 30 min sepse kishin shkuar disa përfaqësues të PD dhe donin të merrnin qendrën e numërimit dhe të largonin të moshuarit.

Ata thonin që është e jona, e thonin ne jemi KZAZ, e kuptoni se me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne dhe këtë do e kuptojnë ata shkodranët e vjetër, sepse ata bëjnë sikur shohin djallin vetë kur shohin PS, e më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua, që nëna ime shkodrane më bëri katolik”, tha Rama.

Ora 18:37
Rama nga Shkodra: Po votuat ata, do merrni tramvajën e Tiranës

 

Kryeministri Edi  Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për PS-në, pasi sipas tij në të kundërt do të marrin “tramvajën e Tiranës”, referuar këtu një nga premtimeve të Bashës kur ishte kryebashkiak.

“Një gjë është e sigurt se po votuat këta do merrni tramvajën e Tiranës. Nëse nuk vjen tramvaja s’të jep njeri llogari. Ka një defekt teknik dhe do vijë nesër. Ka një rëndësi të madhe që ne ta fitojmë këtë histori me këtë luftë të madhe. Vaksinimi na jep përparësi por duhet ta çojmë deri në fund. Por kush do ta çojë në fund. Si ndodhi që Shqipëria është vendi i dytë që siguroi vaksinat në rajon. Ishte këmbëngulja, durimi dhe puna ditë natë. Kujtoni se po erdhën këta do vazhdojë një lloj? Jo këta nuk dinë. Ka 30 vjet që drejtojnë Shkodrën. Më çoni në një vend që kanë ndërtuar një shkollë një qendër shëndetësore një spital. Asgjë. Këta nuk dinë. Është mbledh paaftësia dhe indiferenca. Ata dinë dy gishtat dhe Rama ik. Ata e dinë se nuk fitojnë do të, dhe thonë Rama ik. Po ku të iki? Ku? Dhe pse? Për çfarë arsye? Se doni ju ? Doni të përsëritni?” tha Rama.

Ora 18:21
Rama për Berishën: Gogoli dixhital i Lalëzit bën propagandë duke përhapur panik për vaksinat se janë vdekjeprurëse! Si mund t'u lësh gjë në dorë këtyre

 

‘Gogoli digjital i Lalëzit po bën propagandë duke thënë se vaksinat kineze janë vdekjeprurëse’. Kështu deklaroi nga Shkodra kreu i qeverisë Edi Rama, duke ju referuar një postimi në Facebook, nga Sali Berisha, ku shkruante se vaksinat kinezë do sjellin vdekje. Rama tha se të gjithë në Turqi po vaksinohet me këto lloj vaksinash që po përdoren për të moshuarit tanë, ndërkohë që ngriti pyetjen se si mund tu lesh në dorë qeverisjen e vendit.

‘Gogoli digjital i Lalëzit bën propagandë për të futur panik për vaksinat që qenkan vdekjeprurëse që Kina na ka çuar letër që do vdesin njerëz, që mos ti përdorim për të moshuarit. Një pisllëk nga fillim deri në fund. Kina ka filluar të vaksinojë edhe më të moshuarit, por ka një proces vaksinimi. Gjithë Turqia vaksinohet me të gjithë këto vaksina që po bëjnë të moshuarit tanë. Si mundet këtyre njerëzve që tu lesh gjë në dorë qeverisjen e vendit.’- tha Rama.

Ora 18:02
‘Pse nuk reagon policia për mitingjet e Bashës?’, Rama: Nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshme, kanë treguar se mund të bëjnë më keq

 

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Shkodra se me grumbullimet PD po bën infektime masive. Rama po ashtu tha se e kanë pyesin pse nuk ndërhyn policia,  ndërkohë që shtoi se policia nuk mund të futet në luftë me një me një tufë të papërgjegjshmit.

‘Ça tu thuash këtyre, për fat të mirë ja kemi dalë të hyjmë në procesin e vaksinimit masiv. Këto vazhdojnë si në 90 me makina me bori duke u mbledhur edhe dukë puthur në buzë COVID ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Kjo është e pabesueshme, infektim masiv. Uroj që mos të përfundojnë në spital pas 3 javësh.  Llogaria që kanë bërë ato që i mbledhin është se thonë punë e madhe shumë se pas 3 javësh kanë mbaruar zgjedhjet. Nuk kanë kufij të njerëzores, janë bosh nuk duan që t’ja dinë fare. Unë i kuptoj shumë mirë kur thonë njerëzit shteti duhet të veprojë, policia duhet të ndërhyjë. I kuptoj shumë mirë. Policia ka të drejtë, sepse ka të drejtë kur thonë nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet, ata e kanë treguar që bëjnë shumë më keq. Policia s’mund të futet në luftë me të papërgjegjshmit. Kanë dalë rrugëve e duan të marrin drejtimin e shtetit. Të verbërit, i mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina e bën aty një dasëm spontane, i mungon vetëm dajreja mbi makinë. Ka dalë kërkon nuse, dhe e kanë nxjerrë në fakt, e kanë nxjerrë, nusja është Shqipëria. Për plaçkë. Sië ka ndodhur Shqipëria. Luli është vetëm Gjinua i asaj përrallës. Se shkuesit e vërtetë janë Iliri, Saliu e Monika.’- tha Rama.

Ora 17:56
Rama: Në Shkodër me Benet Becin kemi bërë urën ilegalisht, kur Voltana Ademi flinte natën se s'kishte Zot që të bashkëpunonte me të

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Baskia nuk ka bashkëpunuar me qeverinë për të kryer investime në qytet, madje tregoi një rast sipas së cilit tha se janë detyruar që të bëjnë edhe punë ilegale.

"Thesarin e dinastisë Marubi, ne e kemi nxjerrë nga plehra, jo figurativisht dhe sot është i shpëtuar dhe ka një muze kombëtar të fotografisë që është një nga arsyet për të ardhur në Shkodër, dhe koleksioni përdoret nga muzetë e tjera për t'u ekspozuar dhe kush e bëri këtë, ne komunistët, që pika s'u bie këtyre anti-komunistëve, edhe ura e mesit që u shpëtua dhe u rindërtua, e kemi bërë si ilegal se nuk kishte Zot që bashkëpunonte me kryetaren e Bashkisë, falë alarmit që vuri një shoqatë, duke punuar natën, se natën këta flenë dhe shyqyr ku u zgjua Voltana u bë ura. Pa vënë në diskutim Ilir Beqajn që e gjihë e dinë që është një mendje që di shumë dhe është i përkushtuar edhe pse ka marrë baltë pafund, por këtë baltë e marrin ata që punojnë në këtë vend", tha Rama.

Ora 17:49
Rama: Komunizmi edhe i vdekur po mban peng Shkodrën, ca ish-komunista bëjnë luftë imagjinare duke përçare njerëzit për interesat e tyre

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Shkodra se komunizmi ka vdekur para 30 vitesh, por disa ish-komunista po mbajnë peng qytetin dhe miletin për qëllimet e tyre. Sipas Ramës, komunizmi qëndron në këtë qytet si fantazëm, pasi ca ish-komunista kanë shpikur një luftë imagjinare që të mbajnë njerëzit të përçarë për interesat e tyre.

‘Një turp që tregojnë simbolikisht një dallim të madh mes nesh dhe atyre ato duan ta mbajnë Shkodrën në këtë lloj gjendje pasi në këtë lloj gjendje mbretërojnë pa probleme. Komunizimi i kujt, i një politike të sëmurë që i thërret një imagjinate të sëmurë, komunizmi ka vdekur është varrosur nuk kthehet më dhe i vdekur mban peng vetëm një vend në Shqipëri Shkodrën, që janë gjoja ca ish-komunistja që e përdorin për të mbajtur peng gjithë miletin.

Qeveria, bashkia, shteti është për çdo ditë nuk mundesh dot të votosh sikur shkon për të bërtitur në stadium ditën e dielë, dhe kur ja jep votën një idioti ti je peng i tij dhe Shkodra ka mbetur peng i idiotësie prej 30 vitesh me  idenë se po i reziston komunizmi që ka vdekur dhe që rrinë gjallë në formën e një fantazme në Shkodër.

Kanë shpikur një luftë imagjinare dhe i mbajnë njerëzit të përçarë dhe vetë shohin interesat e tyre. Si prishte fare terezia asaj kryetares së bashkisë se çfarë ndodh në Shkodër me plerat është qyteti më i pisët në Shqipëri. Kudo që shkon sheh gjëra që ndryshojnë. Këtu është qytet që ka mbetur ora.

Lufta që bëjnë këtu është për punë të tyre dhe jo për punë të Shkodrës sepse punët e veta i kanë në terezi. Edhe ne nuk kem arritur dot të japim një ofertë të pakundërshtueshme, besoj se këtë herë ne kemi sjellë këtu në Shkodër njerëzit e duhur për të bërë punën e duhur, i takon Shkodrës i do apo nuk i do.’- tha Rama.

Ora 17:40
Rama: Shkodra, bashki që shkon qorrazi drejt të ardhmes! Më jepni mandatin e tretë që të 'laj borxhet' me këtë qytet

 

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Bashkinë e Shkodrës, e vetmja nën drejtimin e demokratëve. Gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët, Rama tha se kjo Bashki vegjeton, teksa kërkoi një mandat të tretë që "të lajë borxhet" me këtë qytet.

"Shkodra vegjeton, është një automallkim që i bëhet nga vetvetja nga verbëria, tifozllëku. Njëra palë ulëret, tund 2 gishtat, mallkon, bën rrëmujë, por në fakt në aspektin e filozofisë qeverisëse pala që është anti komuniste dhe anti fashiste është PS, anti dogmave dhe anti asaj pjesëve të trashëgimisë që është e papranueshme për botën ku jetojmë, por këtyre nuk u interesojnë atyre që e kanë mendjen tapë për 30 vjet me dëngla e dokrra. Nuk dua të shfajësoj veten, ne kemi borxhe, Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm, çfarë e pengon të bëhet? Ato që janë të marrosur nga tifozllëku partiak, por shkojnë qorrazi he japin votën pas britmave, pas mallkimeve, dhe ky është fakt, Sidoqoftë, nuk jemi pa borxhe dhe këtu jam që t'u them nëse doni që t'i shlyejmë borxhet ndaj Shkodrës na jepni mbështetje dhe për të mbështetur Shkodrën kemi ardhur vërdallë nga një bashki qorre, injorante, e inercisë duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes", tha Rama.

Ora 17:30
Rama nga Shkodra: Na ka ngecur sharra në gozhdë, i kanë dhënë PD-së besim pa kushte pavarësisht prapambetjes së qytetit

Si një bastion i djathtë, kryeministri Edi Rama tha se prej vitesh qytetin e Shkodrës e ka qeverisur një dorë e mbrapshtë, dhe duke e lënë këtë qytet më të prapambeturin në krahasim për shumë vite.

‘Mjafton të shikosh pasurisë që Shkodra ka për të kuptuar që është njësoj si kudo jashtë shtetit. Fatkeqësisht ndryshimi dramatik fillon në atë pjesë ku nuk është më dora e zotit, por e robit. Këtu në Shkodër ka qenë një dorë shumë e mbrapshtë në shumë vite duke e bërë që të jetë më e prapambetur në krahasim me qytete të tjera. Në Tropojë ne kemi bërë punë shumë të bukura dhe jo vetë në Tropojë.

Këtu në Shkodër për fat të keq na ka ngecur sharra në gozhdë, pasi këtu gozhda është njëlloj gozhde që nuk ka sharrë që i bën derman është njëlloj gozhde e ngulur prej 30 vjetësh në tru që e than trurin e njeriut të kthyer në tifoz, të PD-së duke i dhënë besim pa kushte e pa kushte pavarësisht se hendeku i prapambetjes thellohet në krahasim me të tjerët.’- tha Rama.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë