1766085155_aa.JPG

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Hagës për të takuar ish-Presidentin e Kosovës dhe ish udhëheqësin e UÇK-së Hashim Thaçin që ndodhet në paraburgim prej 5 vitesh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi, ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj kryeministri Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.  Endrit Thaçi i ka quajtur ato shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.

“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Rama takon Thaçin në Hagë: Mbahet peng në qeli prej vitesh, uroj që teatri absurd të marrë fund në 2026-ën