Rama takon Lammert: Integrimi 
kërkon plotësimin e kritereve

Rama takon Lammert: Integrimi <br />kërkon plotësimin e kritereve
BERLIN- "Shqipëria duhet të implementojë kriteret e nevojshme në mënyrë që të mos jetë thjesht pjesë e Europës, por që të bëhet një kandidate serioze për Bashkimin Europian”. Kjo ka qenë deklarata e të Presidentit të Bundestagut gjerman, Norbert Lammert gjatë takimit që zhvilloi me liderin e opozitës, Edi Rama. Vizita e Ramës në Gjermani ishte planifikuar një ditë më aprë por u shty për shkak të tragjedisë së Himarës.

Kreu i Partisë Socialiste u takua në Gjermani me përfaqësues të lartë të politikës atje. Sipas njoftimit të zyrës për shtyp në selinë rozë, Integrimi i Shqipërisë në BE dhe procesi i zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Republikës ishin në qendër të takimit të Ramës me Presidentin e Parlamentit, Norbert Lammert. Presidenti i Bundestagut Gjerman Norbert Lammert pas takimit tha se Shqipëria duhet të jetë një kandidate serioze për Bashkimin Europian.

“Mbaj mend mirë jemi takuar në Tiranë disa vite më parë. Ne ndamë perceptimet tona sa i takon perspektivës europiane të Shqipërisë. Unë gjithmonë e kam thënë që Shqipëria në këndvështrimin tim dhe në këndvështrimin e shumicës dërrmuese së parlamentit gjerman i përket Europës, por ka nevojë që të implementojë kriteret e nevojshme në mënyrë që të mos jetë thjesht pjesë e Europës, por që të bëhet një kandidate serioze për Bashkimin Europian”- ka deklaruar Lammert.

Rama takoi më pas dhe Kryetarin e Partisë Social Demokrate gjermane, Sigmar Gabriel. "Shpresoj që Rama të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ne po ashtu në Gjermani. Situata në Shqipëri është e vështirë dhe ne do të bëjmë gjithë çfarë mundemi për të mbështetur zhvillimet demokratike, sociale dhe ekonomike”- nënvizoi Gabriel. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Enver Hoxhaj nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ në Tiranë, Veliaj: Urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës.