Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës së tij në Turqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ata kanë folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, përballimin e Covid19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Rama ka bërë të ditur se biseda u zhvillua gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris.

"Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor", shkruan Rama.