TIRANE - Kryetari socialist Edi Rama ka zhvilluar dje paradite një takim me sekretarët e PS, më të cilët ka diskutuar lidhur me rezultatin e takimeve me bazën e partisë për implementimin e veprimit të ri opozitar. Vetëm një javë pas deklaratës
në mbledhjen e forumeve drejtuese për një intensifikim të punës së PS me bazën deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar, ditën e djeshme Rama ka kërkuar informacion më të detajuar në lidhje me mënyrën e organizimit të këtyre takimeve me organizatata socialiste dhe forumet e strukturat drejtuese të bazës, si dhe mundësinë e një rezultati sa më të shpejtë dhe të prekshëm të organizimit të partisë në këto struktura, në mënyrë që dhe muajt e verës të shërbejnë për këtë qëllim, pasi tashmë kemi hyrë në vitin elektoral. Rama ka këmbëngulur në mënyrë të veçantë në punën me grupet e vogla të njerëzve e gjetjes së mundësisë së organizimit në formë rombi të punës që tek organizatatat, në mënyrë që gjithaçka të jetë nën kontrollin e PS.
Njëherësh është kërkuar që të evidentohen të gjithë ato figura potenciale në komunitet, që mund të jenë epiqendër për thithjen e votave, në mënyrë që të kenë mundësinë e hyrjes në listat rajonale si kandidatë për deputetë. Kreu socialist ka këmbëngulur se këtu duhet një punë efikase dhe larg të gjithë pëlqimeve të gabuara dhe mbështetjeve për qëllime personale, duke kërkuar përzgjedhjen e njerëzve që grumbullojnë sa më shumë vota, duke marrë si shembull konkret zgjedhjet vendore të 8 majit të 2011, ku për shkak të kandidatëve të përzgjedhur me kujdes dhe vetëm në interes të PS, e majta mori thujase të gjitha bashkitë e vendit. Madje fitoi dhe në ato bashki ku nuk kishte fituar kurrë apo kishte shumë kohë që kishte harruar shijen e fitores, si në Kavajë, Laç etj. Teksa ka kërkuar implementimin e kësaj skeme, Rama ka kërkuar në mënyrë të veçantë që të ketë një kujdes shumë të madh në verifikimin e listave të zgjedhësve dhe përmirësimin e tyre. Njëherësh është kërkuar që të forcohet puna me aleatët, bashkëpunimi me të cilët sjell fitoren.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.9%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 3223
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Europol: Çuan 450 kg kokainë në Holandë, 900 në Ekuador
26 Nëntor, 17:50
-
Flamur Noka merr mesazhe në telefon, komunikime për të drejtuar protestën! Pas bisedave del në deklaratë për mediat
26 Nëntor, 17:50