Rama takon shqiptarët në
NY: Dëshirë për ndryshim

Rama takon shqiptarët në <br />NY: Dëshirë për ndryshim
NEW YORK – Gjatë vizitës së tij në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar edhe një takim që zgjati rreth dy orë e gjysëm me studentët shqiptarë të New York University të cilët i kanë drejtuar kreut të PS shumë pyetje rreth programit të socialistëvë. “Një dëshirë për ndryshim”, ka komentuar Rama në Twitter interesin e shfaqur nga studentët shqiptarë mbi vizionin e PS-së “për një Rilindje Shqiptare”.

“Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin ndryshim, PS duhet të garantojë demokracinë”, citon Rama mendimin e një personit i cili sipas tij ka kaluar “25 vjet në burgjet e Enver Hoxhës”.

Ndërsa një studente nga Shkodra – gjithnjë sipas dëshmive të Ramës në Twitter – i ka thënë atij se “ka nevojë për një program të ri zhvillimi për një qeveri që të mos prekë institucionet e pavarura”. “Kontratat koncesionare të Qeverisë shqiptare janë të papranueshme dhe PS duhet t’i rishikojë ato patjetër”, i ka thënë Ramës një jurist shqiptar në një zyre konsulence.

Ndërsa një vajzë shqiptare, aktiviste e fushatës së Presidentit Obama për shëndetësinë, i tha kreut të PS së “sistemi shëndetësor te ne duhet të rithemelohet nga e para”.

Vetë Rama e ka cilësuar takimin si “një copëz e vogël Shqipërie që mendon për të ardhmen, mbledhur në një sallë plot energji positive, ku mësuam shumë për njëri-tjetrin. Ndërsa sekretari për Rininë dhe Emigracionin i socialistëve, Erion Veliaj, gjithashtu përmes një mesazhi në Twitter, e quajti të “pabesueshme” pritjen në Universitetin e New York-ut. Ai kërkoi “ndjesë që s’mjaftuan 2.5 h” bashkëbisedim.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin