TIRANË - PS mblodhi sot ‘Këshillin e të Urtëve’ për të diskutuar mbi situatën e fundit politike në vend. Burime brenda takimit bënë të ditur se në qendër ta takimit kanë qenë diskutimet mbi ecurinë e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, marrdhëniet e PS me aleatët e saj si dhe zgjedhja e Presidentit. Vetëm dy ditë më parë pati një përplasje mes PS dhe aleatëve të saj, pasi këta të fundit akuzuan PS, se i ka përjashtuar nga procësi i reformimit të Kodit Zgjedhor. Përsa i përket cëshjtes së fundit mësohet se diskutimi nuk është ndalur tek emrat e vecantë që qarkullojnë si kandidatura të mundshme, por më së shumti në faktin se Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët, pra jo përfaqësues i partive politike. Në këshillin e të Urtëve bëjnë pjesë figura të njohura të Partisë Socialiste si ish-presidenti Rexhep MEjdani, apo ish-kryeministr Ylli Bufi.

(jd/shqiptarja.com)