Rama takon Ursula von der Leyen: KE skenar shtesë për Rindërtimin edhe pas konferencës së donatorëve! BE do mbështesë minishengenin

BRUSKEL- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi i një nate më parë me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku thotë se thelbi ka qenë Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt, nën kujdesin e vetë Presidentes së KE. Rama shprehet se ka mbështetjen e Von Der Leyen për një skenar shtesë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

"Mbrëmë takuam Ursula von der Leyen, një zonjë me një karrierë të admirueshme dhe njohëse të çështjeve europiane që na mundësoi një bashkëbisedim për rreth dy orës. Qëllimi parësor i vizitës ishte adresimi i problematikës pas tërmetit me në fokus konferencën e donatorëve që është thirrur pikërisht nga presidentja e komisionit në Bruksel. Ishte një bisedë me një pjesë të madhe informative ku ne informuam për të gjitha aspektit e punës tonë që nga ndihma për familjet e prekura te raporti i dëmeve, masterplani i rindërtimit dhe natyrisht edhe plani ynë i financimit të këtij operacioni masiv që po të shohim dëmet tejkalojnë mundësitë tona. Që në ditën e parë pas tërmetit ajo i ka kushtuar rëndësi të gjitha aspekteve. Takimi i mbrëmshëm ishte konfirmim i gatishmërisë së saj për të mbështetur rindërtimit. Seriozitet me të cilin po organizohet konferenca është maksimal. Ne e dimë që konferenca nuk i përmbush të gjitha nevojat por plani i saj shkon përtej konferencës pra edhe më pas ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për një skenar shtesë", thotë Rama.

Rama më tej thotë se gjatë takimit me komisioneren temë kryesore ka qenë angazhimi konkret për të mbështetur operacionin e rindërtimit, sakaq kanë biseduar dhe për përshpejtimin e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai shtoi se BE do të mbështesë financiarisht dhe politikisht krijimin e minishengenit ballkanik.

"Pastaj kaluam në temën e saj të preferuar për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka një strategji të sajën dhe fati i vendimit do të varet nga ecuria e brendshme në BE. Strategjia mbi negociatat është vetëm një pjesë për nxitjen e bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal. Ajo e sheh me entuziazëm marrëveshjen e Berlinit për lehtësimin e të gjithë lëvizjes në rajonin tonë dhe finalizimin e Shengenit rajonal. BE do të luajë rolin e saj mbështetës në këtë program politikisht dhe financiarisht. Dita sot vijon me detyrën e kryetarit të OSBE-së në selinë e NATO-s dhe pasdite vonë do të kthehemi në Tiranë për të vazhduar të gjitha përpjekjet tona.", deklaron Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim