Rama takon zv/kryeministren kroate
“Të çojmë përpara bashkëpunimin”

TIRANË - Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Zëvendëskryeministren e parë, njëkohësisht Ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusic.
 
Fillimisht, Kryeministri i shprehu Zëvendëskryeministres Pusic falenderime për ndihmën që qeveria kroate akordoi për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet, javët e fundit, në jug të Shqipërisë.
 
Më tej, Kryeministri Rama dhe Zëvendëskryeministrja Pusić vlerësuan marrëdhëniet dhe nivelin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, ndërsa shprehën vullnet të përbashkët që këto marrëdhënie të çohen përpara, jo vetëm në fushën e bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok, por edhe në bashkëpunimin për të ardhmen e rajonit dhe të BE-së.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot

Një moment i favorshëm për të zhvilluar projekte të reja...Çfarë thonë yjet për ju sot