TIRANE- “Askush të mos guxojë të sillet si gjobëvënës. Nuk do të tolerojmë sjellje të tilla dhe nuk do të falim askënd”. Ky ishte mesazhi që punonjësit e administratës së re tatimore të dalë nga një konkurs kanë marrë nga kryeministri Edi Rama.
Takimi u zhvillua në hotel “Sheraton” dhe Rama u ka kërkuar tatimorëve të nisin një epokë të re, të marrëdhënieve të mira me biznesin e madh por pa neglizhuar biznesin e vogël.
Një epoke të re ku i jepet fund epokës së tatimorëve të palarë, të paveshur dhe të pasjellësh, kontrolleve të befasishme dhe të pakuptimta. Fytyra e re e tatimorëve të jetë mishërimi i një sjelljeje europiane dhe takimi me çdo biznesmen të konsiderohet me një eventiment i rëndësishëm.
Duke vlerësues si “model” konkursin për përzgjedhjen e personelit të kësaj administrate, Rama i vuri në dukje se e ishin zgjedhur “për të të mbyllur një epokë në historinë e adminstratës tatimore të përkufizuar nga korrupsioni, rryshfeti dhe dhuna psikologjike”
“Jeni përzgjedhur për tu sjellë si qytetarë me qytetarët. Jeni përzgjedhur për të ndryshuar rrënjësisht sjelljen e kësaj administrate me të gjithë ata që paguajnë taksat për tju mbajtur juve dhe për të dhënë provë se administrata mund të jetë model në marrëdhënien me qytetarin dhe për të mbyllur një epokë në historinë e administratës tatimore të përkufizuar nga korrupsioni, rryshfeti dhe dhuna psikologjike mbi ata që në fakt janë njerëzit që japin gjak ekonomisë sonë"
“Askush nuk duhet të guxojë të shkojë të trokasë në derën e një dyqani me kulturën e vjetër të gjobëvënësit e pengmarrësit, shkelësit të lirive dhe të drejtave ekonomike. ..Nuk do tolerojmë sjellje të tillë dhe nuk do falim askënd që nuk do respektojë vijën europiane të sjelljes së shteti. Cilitdo emri i të cilit do të shfaqet në këtë process do ta dijë që nuk do të ketë më vend në administratë dhe padyshim për të pasur vend në komunitetin ku jeton duhet të kalojë nga rruga e prokurorisë e gjykatave ku të provojë pafësijënë e tij. Boll më me terrorin psikologjik dhe tatimorët që i japin të drejtën vetes të fusin duart në xhepat e të tjerëve. Boll me tatimorët e doganorët që e konsiderojnë veten shtresë e privilegjuar dhe vëjnë dhjam duke grabitur ditën për diell qindarkën e biznesit tëe vogël dhe vjedh biznesin e madh- nënvizoi më tej Rama.
RIMBURSIMI I TVSH, TE MOS KETE ME VONESA
Rama kërkoi të bëhet në kohë rimbursimi i TVSH-së e të mos ketë më vonesa.
"Rimbursimi i TVSH-së është anashakluar në mënyrë të papranueshme. Rimbursimi i TVSH të bëhet brenda 60 ditëve, për të mbyllur një herë e mirë një epokë. Kjo do të jetë arritje si asnjëherë më parë dhe do të ndikojë dretëpërdrejtë në rritjen e të ardhurave. Iluzioni se duke mos rimbursuar TVSH, dhe përmes këtyre parave shteti mund të bëjë më shumë ka rrënuar ekonominë private por dhe ekonominë kombëtare gjithashtu”- tha Rama.
MOS LEJONI RIMBURSIMET ABUZIVE
"Merrni masa për kontrolle shumë të kujdeshme dhe për të mos lejuar nga ana tjetër rimbursime abusive si ato që janë bërë me shumicë dhe kanë shkatërruar krejt natyrën dhe rezultatin që duhet të kishin dhe kenë kontrollet e shtetit te biznesi.”
JO ME VIZITA TE BEFASISHME
Rama kërkoi që të mos ekzistojnë më koha e vizitave tek bizneset kur arka e shtetit është bosh.
“Reduktoni drastikisht vizitat fiskale, vizitat orë e pa orë, rast e pa rast që shqetësojnë e shfokusojnë biznesin nga puna e vet. Regjimi i vizitave dhe i pullave fiskale të racionalizohet dhe të jetë i njohur paraprakisht nga çdo biznes që kontrollohet. Cdo pronar të lajmërohet para se të bëhet kontrolli. Të marrin fund befasitë e pakuptimta dhe të respektohet në frymë e në gërmë ligji që e bën të qartë se kur dhe pse kontrollohet. Është koha që rezultati i një kontrolli të mos kufizohet vetëm tek ajo që ne marrim por dhe që japim. Tek ajo që ne marrim për ato që ligji na ngarkon dhe marrëdhënia jonë nga ligji na detyron. Është e rëndësishme që kontrollet të kryhen sa më shumë në bazë rrisku e sa më pak duke u nisur nga ideja që arka është bosh dhe na duhen ca kontrolle. Kjo nuk duhet të ekzistojë fare. “- tha Rama.
RAMA: DO ZEROJME TAKSEN E KORRUPSIONIT E ARBITRARITETIT
Duke folur për rritjen e taksës së bizneseve me 15 % Rama tha se kjo është bërë për të marrë përsipër të ulet dhe të bëhet e papërfillshme taksa e korrupsionit arbitraritetit. Kjo është çka kërkohet edhe nga punonjësit e administratës.
“I kemi kërkuar të rrisin të ardhurat e tyre për shtetin, por unë dhe qeveria dhe seicili nga ju duhet të jetë i vetëdijshëm se përkundër kësaj duhet të rrisim cilësinë e shërbimit ndaj tyre. Kemi ulur taksat për 97 % të atyre që jetojnë me një rrogë në shtet apo privat dhe kemi rritur për përfituesit e drejtëpërdrejtë nga aktiviteti ekonomik, por nga ana tjetër kemi rritur taksën zyrtare dhe ligjore dhe kemi marrë përsipër ta ulim dhe ta bëjmë të papërfillshme taksën e korrupsioni, arbitratiraitet, zvarritjeve të humbjes së kohës. Taksa reale që ka dalë gjatë një viti nuk ka qenë 10 % por shumë më tepër deri në sasira marramendëse dhe në mesatare ka qenë 22 % . Taksën mes 15 % zyrtar e 22 % jo zyrtar ne do ta bëjmë zero. Askush nuk duhet të guxojë të shkojë të trokasë në derën e një dyqani me kulturën e vjetër të gjobëvënësit e pengmarrësit, shkelësit të lirive dhe të drejtave ekonomike.”
LUFTE INFORMALITETIT, DO RISHIKOJME LEGJISLACIONIN TATIMOR
Rama u ndal dhe tek lufta e informalitetit “Na duhet me çdo cmim të zgjerojmë bazën e tatimpaguesve. Na duhet me çdo çmim të ndryshojmë profilin e punës."
Kryeministri foli dhe për rishikim të kuadrit ligjor i cili do të realizohet në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të fushës. Ndërsa ligji i tatimit mbi të ardhurat, tha ai, do të rishkruhet brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Për të plotësuar si duhet këtë ligj, Rama kërkoi angazhimin e përfaqësuesve të administratës tatimore dhe biznesit, duke sjellë sugjerimet e nevojshme.
SHEHAJ: PERMBYSEM TRENDIN NEGATIV
Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj tha se puna e kësaj administrate nga tetori i vitit tw kaluar ka bërë një kthesë e madhe cilësore por ka shumë për të bërë kundër informalitetit dhe korrupsionit.
“E kemi nisur mirë dhe shumë mirë’- tha Shehaj. Përmbysëm trendin negative. Kemi mbledhur 3 miliardë lekë më shumë se në 2012. Mblodhëm 2.1 miliardë lekë të ardhura më shumë se në 2012. Kemi bërë mrekulli kraharasur me cfarë derexheje ku e gjetem vendin”- tha Shehaj duke shtuar se mirëpriste çdo denoncim.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë Kryeministrit Rama, në takim me administratën tatimore