Ish deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Ramës i kanë filluar shenjat e plakjes, pasi po gjen armiq të padukshëm brenda grupit të vet.

"Filloi xhaja te zbuloj armiq te brendshem madje dhe te padukshem... Keto jane shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq te padukshem edhe brenda stanit qe ke zgjedhur vete.

Ka filluar te rrjedhe nga pleqeria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me kete stil demode mund te frymezoje ndokend... vec taulantit dhe shokeve te tij te toyta yaris", deklaroi Paloka.