Rama: Teatri i Ri do jetë një nga veprat më të bukura urbanistike e arkitektonike

Rama: Teatri i Ri do jetë një nga veprat më të bukura urbanistike e arkitektonike

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social një foto të sheshit "Skënderbej" në Tiranë, e konsideruar si një nga pamjet më të bukura të sheshit qendror të kryeqytetit, pas rikonstruksionit.

Përmes kësaj fotoje, kreu i qeverisë ka sjellë në vëmendje se Tiranës do t'i shtohet së shpejti një tjetër vepër madhore dhe moderne, stadiumi "Arena Kombëtare", ndërsa ka përcjellë edhe një mesazh, atë të ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar.  

Postimi i Rames:

Kur 10 vite më parë, thosha se Sheshi i Ri Skenderbej do jetë ndër hapesirat më të bukura publike të Europë, çfarë nuk më dëgjuan veshët.

Sot, Sheshi i Ri Skënderbej, pasi u bllokua si kantier, u shkatërrua për t’u zëvendësuar me një rrethrrotullim makinash me një kurabie bari në mes dhe, më në fund u rindërtua e përfundua, është përzgjedhur në listën e finalistëve për Çmimin Europian të Hapësirës më të Bukur Publike 2018, në Barcelonë.

Të shohim nëse do të shpallet fitues, por sidoqoftë ka marrë tanimë edhe vulën më prestigjoze europiane, si një ndër hapësirat më të bukura publike të Europës.

(Prandaj, ata që hidhen përpjetë sapo shfaqen të rejat që sjell vizioni e këmbëngulja modernizuese në hapësirën tonë të përbashkët, bëjnë mirë ta nxjerrin mësimin nga kjo histori, sepse nesër edhe Stadiumi i Ri Kombëtar edhe Teatri i Ri Kombëtar, do të jenë në të njëjtën kategori të Familjes Europiane të veprave të bukura urbanistike e arkitektonike, siç është tanimë Sheshi i Ri Skënderbej)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xjapi: 11/05/2018 20:32

    Edi rama shkaterruesi me i madh i historise se popullit shqipetar.Njeriu me arrogant ,kryenec , mendjemadh , mosmirnjohes ,vandal ,sadist ,psikopat ,i droguar ,talles ,llafazan televizionesh ,babai i mbledhjeve neper fusha me bar qe mbledh rreth vetes ithtar dhe ben mbledhje ku askush nuk flet per hallet qe ka vetem ai drejton flet tallet qe e ka shtypur popullin e tij deri ne fukarallek te papare gjate ekzistences se tij si shtet .Njerezit nga ky drogazhi kane vrare veten jane poshteruar .Ka shkateruar floren faunen imazhjin e qytetetve shqiptare e ka perdhosur me projektet e tij qe ta shpifin .mallkuar qofte edi rama poshteruesi i popullit shqiptar .Amerika kete teveqel duhet ta zhduke nje sahat e me pare.

    Përgjigju
  • Mala: 11/05/2018 17:42

    Mrekullirave nuk ju bashkohet opozita. PD,fatkeqsisht edhe artistet e vlerave monumentale te artit shqiptar, ju pergjigjen thirrjes se ketij subjekti partiak.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/05/2018 14:34

    Kjo realizohet kur je vizionar dhe jo dallkauk shpellar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë