Aleanca për Shqipërinë Europiane prezantoi sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” programin për vajzat dhe gratë. Ndër të parët që e ka marrë fjalën ka qenë Erion veliaj. Pas tij fjalën e ka marrë  kreu i Kuvendit Ilir Meta i cili theksoi se të gjitha votat duhet të shkojnë për Veliajn.

Ndërsa kryeministri Rama gjatë fjalës së tij  ndërsa vlerësoi rolin e grave në shoqëri, ku vuri në dukje edhe përqindjen e lartë të vendosur nga PS e LSI në këto zgjedhje hodhi edhe batuta në lidhje me kandidatin e PD për Tiranën.
 
Duke iu drejtuar grave demokrate, Rama u shpreh se duke votuar Erion Veliajn mbështesin kandidatin e PD, Halim Kosovën, për ta kthyer atje ku është më mirë në maternitet.
 
Kam besimin se gratë demokrate do të reflektojnë. Duke votuar për Erionin ato do bëjnë 1 rrugë e dy punë. Do kemi një kryebashkiak dhe një Gjinekolog. Në zgjedhjet e 21 qershorit duhet t’i gjejmë punës njeriun, jo e anasjellta. Vendin e Kryetarit të Bashkisë e zë vetëm Erioni. Vendin e lënë bosh në maternitet mund ta zërë vetëm Halimi. Gratë demokrate të jenë të bindura se duke votuar Erionin mbështesin Halimin.”- tha Edi Rama.

Ndërsa në lidhje me përfaqëasimin e grave në politikë Rama tha se "Dy partitë tona përkrahasëe të grave në poltikë. Në këshillat e rinj në Këshillat bashkiakë, 50 % gra dhe vajza. Për herë të parë Qeveria ka 7 gra misnitre. Erion Veliaj me fat, iu ka juve mbështetje. Kush ka mbështetjen tuaj ka mbështetjen e 65% të grave në rang kryeqyteti e Shqipërie."

Kreu i Kuvendit Ilir Meta theksoi se të gjitha votat duhet të shkojnë për Veliajn.
 
Veliaj ka qenë në krye të një ministrie e cila ka zgjidhur problemet sociale të të gjithë shoqërisë.  Përkushtimin e tij për ta vendosur arsimin profesional në rrugën e duhur. Që breza të tërë të mos humbasin kohë, por të futen në krahun e punës. Duke votuar për Erion Veliajn, votoni për një qytet që ka frymëmarrje, për një qytet ku të gjithë kanë besim se e ardhmja do jetë më e mirë. Veliaj njeriu i duhur, në kohën e duhur, për drejtimin e duhur për të administruar këtë Bashki me kaq shumë probleme. Ai u jep zgjidhje konkrete problemeve.”- tha Meta.
 
Gjatë fjalës së tij kreu i Kuvendit Ilir Meta theksoi se femrat janë më të afta se burrat dhe të njëjtin përkushtim që tregojnë për familjen tregojnë edhe për përgjegjësitë që marrin.

Gratë më të afta se burrat, i çojnë punët në fund. Gratë tregojnë të njëjtën përkujdesje si për familjen njësoj edhe për shoqërinë. Në ASHE kemi një numër të konsiderueshëm të kryetareve që garojnë në mjaft Bashki të vendit. Një grua e papunë, problem për familjen, dhe shoqërinë. Një grua në punë tregon se shoqëria është në drejtimin e duhur.”- u shpreh Meta.
 
Ndërsa kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj u shpreh se Këshilli ri bashkiak do të ketë më shumë gra në historinë e Tiranës.
 
Lidhur me kundërshtarin Veliaj tha se kandidati tjetër ofron vetëm barcaleta, duke shtuar se oferta e tyre është ishim mirë kur ishim keq.
 
“Kemi 23 ditë për të takuar dhe folur me çdo person. Tirana duhet që të shkojë në drejtimin e duhur më 21 qershor.”- u shpreh Veliaj. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)