Naftëtarët e Ballshit të cilët ndodhen jashtë ambienteve ku po kryhet greva e urisë, i kanë kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili u bëri thirrje që të lënë grevën dhe të ulen për të negociuar.
Naftëtarët thanë se kryeministri është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar me ta, por që nuk do të dalin nga greva deri në momentin që do të ketë një zgjidhje konkrete për hallin e tyre, të pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e naftës në Ballsh.
"Jemi në grevë urie për bukën e gojës, për pagat, nuk jemi as politike. Këtu nuk ka politikë në grevën e urisë.
Kryeministrin e përgëzojmë, të vijë kryeministri të ulemi dhe të negociojmë, ne duam djersën tonë nuk duam lëmoshë. Të rrijë burri me 200 lekë në xhep është gjynah. Ne jemi të gatshëm në çdo kohë që të negociojmë se po luftojmë për gjëra bazike. Kryeministri i bëj një pyetje se është familjar vetë. A lihen fëmijët 1 vit pa bukë të dalin të vjedhin e të bëjnë krime. Kryeministri të vijë është i mirëpritur.
Greva nuk ndërpritet se jemi të zhgënjyer nga Kryeministri, në qoftë se ai është burrë, të vijë këtu të firmosim dokumentet dhe ne dalim m nga greva e urisë", tha njëri nga mbështetësit e naftëtarët.
Ndërkohë që një naftëtar tjetër ka thënë se nëse nuk do të marrin një zgjidhje konkrete nuk kanë ndërmend që ta ndërpresin grevën e urisë.
"Jemi shumë të indinjuar nga gjendja e grave që ndodhen në grevën e urisë. Është rasti i dytë në Evropë nga '97 që kërkojnë të drejtat. Pse duhet të presë unë ca thotë kryeministri ndërkohë që ne jemi pa bukë. Këto janë nëna, kanë lënë fëmijët, burrat dhe janë futur në grevë për bukën e gojës. Mallaksatra po vuan për bukë, të urdhërojë bujrëm në Ballsh, të na japë rrogat e prapambetura, të na japë zgjidhje. Ai në kabinetin e tij ka më shumë femra, të na sjellë Ballukun Le të vijë kryeministri të na japë lekët e prapambetura. Ti japë zgjidhje emergjencës tonë", tha një tjetër naftëtar.
Lajmi kryesor:
Rama thirrje: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët, por jo me ultimatume! Naftëtarët: Hajde negociojmë këtu, duam zgjidhje konkrete
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.1%
-
Shëndet
73.5%
-
Mirëqënia
18.5%
Vota total: 260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Studio Live, Kadilli për Report TV: SPAK po fut në rrjetë peshqit e mëdhenj, vit fatlum për Shqipërinë! Xhingijet kërcyen për Berishën, forcat e reja amatore
31 Dhjetor 2024, 17:40
-
Lefter Maliqi ‘kartolinë’ SPAK-ut: Bëre drejtësi me regji! Bëra sërish padi për bashkinë
31 Dhjetor 2024, 12:18
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Shqipëria e ndalon, Venezuela e gjobit me 10 mld USD TikTok-un
31 Dhjetor 2024, 08:07
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit
30 Dhjetor 2024, 14:43
-
Gjykatat sekuestruan bazën detare të Limionit, Rama: Skandal i paperceptueshëm! Nëse aty cenohet siguria, të ikim të gjithë nga vendi! Po bllokohen 300 mln euro
30 Dhjetor 2024, 14:25
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01