Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos japin kurrë ryshfet në zyrat e shtetit, por të regjistrohen në adresën shqipëriaqeduam.al për të adresuar çdo lloj problematike.

Përmes mesazhit të mëngjesit të sotëm, kreu i ekzekutivit iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë se ata mund të ngrenë në këmbë çdo ministër, me problematikat e tyre, pa kërkuar miq e rrugë për të dhënë ryshfet.  

“MIRËMËNGJES dhe me këtë rubrikë të re, që përmes shembujve konkretë mes qindra të tillëve çdo muaj, ju inkurajon të mos pranoni asnjë sorrollatje në zyrat e shtetit; të mos kërkoni as miq e as rrugë për të dhënë rryshfet, po të merrni vetëm 3 minuta kohë në adresen shqiperiaqeduam.al, për të ngritur në këmbë ministrin përkatës në mbështetje të së drejtës suaj, ju uroj një ditë të mbarë”

Kryeministri Edi Rama