Rama: Topalli mban në sirtar mandatin tonë

Rama: Topalli mban në sirtar mandatin tonë
TIRANË - Edhe sot, kryesocialisti Rama ka konfirmuar se PS nuk do t’i drejtohet asnjë gjykate për mandatin e deputetit të ri, pas dorëheqjes së Rudina Seserit.
Ai ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli se po mban peng mandatin për pasuesin e deputetes Rudina Seseri, ashtu sic po veprohet me mandate të rëndëisshme të gjyqësorit.

“Sot mbahet peng nga qeveria në funksion interesash që nuk kanë të bëjnë fare me Kushtetutën dhe ligjin dhe parimet më themelore të demokracisë, por vetëm me pushtetin. Të gjithë e dëgjuan edhe dje argumentimin në thojza që i bëri kryeminsitri mbajtjes peng të mandatit. Mandati mbahet peng në sirtarin e Jozefinës. Është i disati mandate që mbahet peng në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën, ashtu sic mbahet peng mandati i gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë dhe provesi ripërtërites për bordin e këshillit kombëtar të Radio e Televizionit që drejtohen sot nga persona pa mandat dhe paguhem nga taska penguesit jashtë mandatit ligjor”, u shpreh Rama.


REFORMA ZGJEDHORE
PS deklaron se është gati të nisë një debat public për reformën zgjedhore, në mënyrë që pjesë e saj të jenë edhe propozimet e partive të vogla. Rama tha përpara deputetëve se sistemi i ri zgjedhor do të përcaktohet në dakordësi me forcat e tjera politike.
“Ballafaqimi i argumentave për mundësitë e sistemit, nuk mund të jetë shkak për bllokimin e reformës zgjedhore. Jemi të gastshëm të marrim nisëm publike për ta ndarë debatin me të gjitha forcat politike dhe me publikun. Deri më tani debati është ndarë me palët vec e vec, por jo duke përfshirë publikun. Jemi gati t’i bashkohemi cdo nisme të forcave të tjera politike. Asnjë palë nuk ka fuqi t’i imponohet tjetrës. Por, rruga e arsyes do bëjë që të gjendet konsensusi”, përfundoi kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë