Rama: Tryeza e qeverisë,
ruletë për biznesmenët e oborrit

Rama: Tryeza e qeverisë,<br />ruletë për biznesmenët e oborrit
TIRANE – Tryeza e Qeverisë është kthyer në një ruletë ku hedhin zaret biznesmenët e oborrit të Qeverisë. Kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama duke komentuar deklaratat e Berishës për tenderin e lotarisë kombëtare.

Në një reagim në Twitter Rama shkruan sot se “Kryeministri nuk e fshehu dot fajësinë për krimin e grabitjes së të drejtës publike dhe për këtë flasin faktet e dala sot.”

Duke iu referuar fakteve të bëra publike nga Berisha për tenderin e lotarisë, Rama shkruan se “Bode caktoi konsulentin 2 muaj pas shpalljes se kushteve të tenderit dhe kjo është shprehje ulëritese e një krimi të organizuar ekonomik”.

Ndërsa lidhur me akuzat e Berishës se ata që flasin për korrupsion në tender janë bixhozçinjtë, Rama shkruan se “Berisha luan bixhoz me paratë e shqiptareve për hesap të klientëve të vet”.

Ai akuzoi Berishën dhe Boden se po shpërndajnë parate e popullit për biznesmenët e oborrit qeveritarë. “Sali Berisha e ka kthyer tryezen e Qeverisë në një rulete ku hedhin zaret biznesmenët e oborrit dhe ai me Boden shpërndajne paratë e popullit për ta”, shkruan Rama në Twitter. /r.d.shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia

Tensionohet protesta te Sheshi Uilson, Bledjon Nallbati kapet pas autobotit të ujit! Dhjetëra efektivë e rrethojnë, ujë dhe spraj me piper, përparon Policia