Kryeministri Edi Rama tha se jetësimi i projektit të tunelit të Llogarasë bëhet pas 3 dekadash ën sirtarë dhe do të plotësojë të gjithë gjerdanin e infrastrukturës në zonë e Labërisë duke shkurtuar ndjeshëm kohën që do të përshkruhet e gjithë pellgu i jugut.
"Kjo është një ditë e shënuar në ditën e punëve të mëdha publike, sepse sot nis të realizohet në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjitha dekadave këtë zonë. Projekti ka qenë në sirtarë për 3 dekada ka qenë një nga premtimet e të gjithë atyre që kanë kaluar në fushatë në këto anë dhe ndryshe nga të tjerët siç ka ndodhur edhe me vepra të tjera të mëdha, ne zotimin e kemi futur në rrugën e jetësimit. Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetër duke krijuar hap as hapi një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut. Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike, duke shkuar edhe më poshtë me atë të Kardhiq-Delvinës, që shkurton kohën e lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu duke afruar Sarandën me Vlorën dhe ofron turizëm në zonë që deri dje ishte e paaksesushme dhe e panjohur", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përshkohet në 7 min! Rama: Plotëson gjerdanin e investimeve të bëra në zonën e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe turistik
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19