Gjatë takimit me socialistë të Shkodrës me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste, kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ndau me shkodranët një bisedë të tij me një influencer.
"I thashë një personi: më hiq një kuriozitet, pse dole, çfarë shqetësimi ke? Hajde më trego çfarë shqetësimi ke?
“Po jo, o burrë”, tha, “aty nuk është puna vetëm për ambientin, ata kanë shqetësime”.
Ore mirë, i thashë, ata kuptoj, po ti çfarë ke?
“Kam Instagramin”, tha, “bëhet nami me like dhe me folloëer”.
Këta dalin për like dhe follower. Se është konkurrencë atje, shkojnë për të mbledhur misra.
Të gjithë ata që e kanë seriozisht shqetësimin për mjedisin, për Zvërnecin, për mënyrën se do zhvillohet Shqipëria nesër, ju them bujrum dëgjoni argumentat, urdhëroni të ndajmë bashkë faktet. Ju nuk mund të thoni anuloni projektin kur është duke u punuar.
Projektin nuk po e punojnë influencerat me blogerët dhe ca të tjerët që bëjnë sikur dinë të gjithë dhe nuk dinë asgjë. Po e punon një grup i madh njerëzish",- tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Zvërneci’, Berisha ‘kap’ protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve! Gazetari i Syri Tv: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë, përplasen me qytetarët







