Rama: Ulje për kasat fiskale, nga 
 nesër e tutje kushtojnë 279 euro

Rama: Ulje për kasat fiskale, nga <br /> nesër e tutje kushtojnë 279 euro
Në një takim për luftën kundër informalitetit në Mjekësi kryeministri Rama ka theksuar se për gjithë bizneset që nuk kanë kasë fiskale dhe ato biznese të vogla që justifikohen për çmimin e lartë, do të ketë ulje drastike çmimi për uljen e tyre. Kasa fiskale ka qënë një problem shumë i madh për shumë njerëz, edhe ndër ju që mund ta keni, shumë e shtrenjtë, me një shifër mirëmbajtjeje të lartë dhe me një tjetër shifër shumë më të lartë për atë qe ata e quajnë zgjerimi i memories. Pra, në qoftë se rritet volumi i transaksioneve, truri i kasës nuk mban më dhe i duhet shtuar një pjesë e trurit. 

Gjatë takimit të zhvilluar sot me grupet e interesit dhe mjekë për luftën kundër informalitetit në shëndetësi kryeministri Rama dhe Ministri i Shëndetësisë Beqaj evidentuan pikat kyçe që kërkojnë zgjidhje sic është formalizimi i shërbimeve shëndetësore si dhe reduktimi dhe kufizimi i konkurencës së lirë.Në fjalën e tij Rama tha se lufta kundër informalitetit do të sjellë barna më cilësore

"Nuk është e lehtë, por është e mundur. Duhet të paguash atë që të takon. Në vetëm 6 ditë, nga 1 deri në 6 shtator, krahasuar me këtë periudhë të dy viteve të kaluara, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 65 milionë dollarë në 82 milionë dollarë. Është simptoma e një transformimi që do të na çojë në shifra shumë herë më të mëdha”,- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të përdorë sërish fjalën burg. “Heqje liri për inspektorët jo kur të kapen me para në dorë, por kur zona e veprimtarisë së tyre të gjendet në informalitet”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë gjithashtu deklaroi se në paketën ligjore që do të miratohet së shpejti nga parlamenti parashikohet heqje lirie edhe për skllavopronarët, pra për ata që punësojnë njerëz në të zezë. Rama kërkoi bashkëpunim dhe formalizim të gjitha institucioneve shëndetësore, laboratorëve të ekzaminimeve dhe shërbimet dentare.

“Nuk mund të kërkojmë formalizimin edhe një dyqani fruta­zarzavatesh pa kërkuar formalizimin në shërbimin privat shëndetësor, në shërbimin dentar në Republikën e Shqipërisë. Nuk është e lehtë për ne, jo për ju, por jam i bindur që është e mundur, prandaj besoj që ky operacion ka si domosdoshmëri komunikimin intensiv me gjithë aktorët në treg, përpara se të gjenden përballë ligjit. Është shumë e rëndësishme që paralelisht me domosdoshmërinë për të forcuar rendin ligjor në ekonomi, forcojmë edhe dijen që më mirë të paguash atë që të takon se sa të detyrohesh të paguash shumë tepër, për shkak të kapjes në veprimtari të paligjshme”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri solli shifra nga 6 ditët e para të operacionit kundër informalitetit në ekonomi. Ai tha se të dhënat janë drithëruese por edhe inkurajuese.

“Në 6 ditët e para të operacionit ne kemi marrë të dhëna drithëruese për nivelin real të informalitetit, por edhe shumë inkurajuese për faktin se potenciali është i jashtëzakonshëm, që të gjithë marrin atë që i takon. Dhe që secili të marri atë që i takon si qytetar nga shteti që duhet të administrojë në funksion të qytetarëve të ardhurat që i takojnë. Në vetëm 6 ditë krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, kuponët kanë shkuar nga 3.9 mln në 6.2 mln. Vlera e tatueshme nga 68 mln dollarë në 82 mln dollarë. Pa diskutim është vetëm simptoma më e parë e një transformimi organik që do të na çojë në shifra shumë herë më të pakrahasueshme me njëra­tjetrën”, tha ai. 

Kreu i qeverisë shtoi se “kontributet që secili i detyrohet shtetit, do t’i kthehen me investime”. “Shteti nuk mund të jetë në lartësinë e duhur nëse Arka e Shtetit vidhet përditë”, deklaroi Rama.

Informaliteti, Beqaj: Të reduktojmë konkurencën e pandershme 
Një reduktim dhe kufizim maksimal i konkurencës së pandershme në shëndetësi do të ishte rruga e duhur për të bërë përpara em reformat në mjeksi-kështu është shprehur sot ministri i Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja në konferencën me grupet e interesit  me grupet e interesit“Në mbrojtje të shëndetit, kundër informalitetit”,

Ministri përmendi si shembull rezultatet e aksionit kundër prijes së duhanit në ambiente publike. 

“Shembulli pozitiv i ndalimit të duhanpirjes në mjedise publike tregon se mund t’ia dalim që dhe sëmundjet në dukje rkonike, qënkan të shërueshme. Sanksione ligjore, instrumenta fiskale dhe profesionalizëm të trupës inspektuese mund të arrijmë drejt suksesit”, tha ministri. 

Beqja ka kërkuar bashkëpunimin e grupeve të interesit për luftën kundër informalitetit edhe në shëndetësi.

“Kërkoj bashkëpunimin tuaj dhe për luftën kundër informalitetit, kufizimin dhe reduktimin maksimal të konkurrencës së pandershme, pasi barnat që vazhdojnë të hyjnë kontrabandë në farmaci shiten. Besoj se duhet të bashkëpunojmë për të luftuar ndjeshëm informalitetin”, tha Beqja.

Në takim së bashku me ministrin Beqaj është edhe kryeministri Rama i cili po mban fjalën e tij referuar kësaj lufte dhe aksioni të policisë.Rama u shpreh se përvec reduktimit të  konkurencës së pandershme ajo që ëhstë më kryesore është formalizmi i shërbimit shëndetsorë


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane