Rama: Ulqini në stol gabim
Blushi kapiten skuadre në Elbasan

Rama: Ulqini në stol gabim<br /> Blushi kapiten skuadre në Elbasan
ELBASAN-   Kryetari i PS, Edi Rama, deklaroi në një takim me banorët e Belshit në qarkun e Elbasanit se me këtë skuadër, që ka kapiten Blushin fitorja është e sigurtë. “Kemi zgjedhur kapiten të skuadrës Ben Blushin, ju e njihni të gjithë, i cili ka një pjesë të rrënjëve të veta në Elbasan, por ka dhe vetëdijen e plotë se kthimi i syve dhe i gjithë vëmendjes së qeverisë nga ky qark do ndihmojë jo vetëm për nxitjen e punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies në këtë zonë, përmes prodhimit e përmes punës, por do të luajë një rol dhe për ekonominë tonë kombëtare”, tha Rama. Teksa ka vlerësuar dhe profesoreshën Evis Kushi, deputetin aktual Agim Leka dhe mbi të gjitha rikthimin e Musa Ulqinit, që është lënë në stol radhën e kaluar nga “trajneri”, vetë ai, fitorja është e sigurtë.

“Jemi shumë të bindur që kemi bërë më të mirën, duke zgjedhur Damian Gjiknurin dhe Taulant Ballën që ju i njihni, edhe nga parlamenti. Por, edhe Alfred Pezën që ju e njihni nëpërmjet ekranit, për të ardhur tek një miku ynë që mbas një qëndrimi në stol për “faj” të trajnerit është rikthyer prapë në fushë, Musa Ulqinit”, deklaroi Rama.

Teksa është shprehur do shkatërrojnë monopolin e duhanit, që po dëmton banorët e zonës. “Ne jemi të sigurt që me Musain deputet këtu ju keni fituar një fuqi të madhe më shumë. Ne nesër në qeveri do kemi një “dhimbje koke” më shumë miqtë e mi, sepse jemi të bindur që Musai nuk do na ndahet për të realizuar gjithë zotimet e veta këtu në funksion të programit të PS”, deklaroi Rama. Kreu i PS tha se beson që nga rilindja e fshatit, nga rritja e prodhimit të tokës fillon mirëqenia për fshatin, por siguron dhe mirëqenien për qytetin. Kryetari i PS, duke marrë si shembull rrugën e Belshit tha se kjo qeveri më shumë ka shpenzuar sesa ka ndërtuar rrugë. “Rrugët kanë mbetur rrugëve, përveç popullit që ka mbetur në mes të rrugës dhe që më 23 qershor do t’i japi drejtim vetes dhe vendit”, tha Rama.

Ai ka garantuar shërbim shëndetësor falas. “Qëndrimi ynë është i prerë dhe i qartë, le të thotë Saliu marksista e leninista, se i tillë është vet. Është marksist-leninisti i fundit në pushtet në gjithë ish perandorinë komuniste dhe do të ikë në 23 qershor, ne shëndetësinë do e bëjmë falas”, tha Rama. Ndërkohë që në një bashkëbisedim në Elbasan për mjedisin, ai tha se “unë kam thënë se shqiptarët meritojnë jo një, po shume debate. Deri tani kryeministri ka refuzuar, unë jam i gatshëm në çdo moment për të zhvilluar debatin në çdo moment, në çdo orë, çdo teme dhe çdo gazetar që zgjedh Saliu”. Ai ka premtuar legalizime, ndërsa ka kërkuar të gjithë të shkojnë dhe të hedhin votën në kuti më 23 qershor.

rama me ben blushin e musa ulqinin ne elbasan
(Foto: Rama me Ben Blushin e Musa Ulqinin fushatë në qarkun Elbasan)

(Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit