Rama: Unë e Blushi ikëm nga PD
se u bë strehë e atyre që rrëzuam

Rama: Unë e Blushi ikëm nga PD<br />se u bë strehë e atyre që rrëzuam
 ELBASAN -   Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati i PS-së në Elbsan, Ben Blushi ka vijuar takimet në këtë qytet edhe pasdite. Me një takim në Fushë Mbret dhe në lagjen Skënderbeg, Rama “ka qarë hallet” me banorët.
 
Skanderbeg njihet si zonë bastion i ndryshimeve demokratike dhe i PD-së. Rama theksoi se "kjo zonë ka mbetur më e varfër se çdo zonë tjetër, sikurse Kavaja, që e mbështeti 20 vjet Saliun deputet, e ai s'vuri asnjë poç në rrugë. Në 2 vjet Kavaja është bërë një qytet i pastër, i pastër me drita, ku kanë marrë frymë njerëzit, që gati nxorën sytë me dy gishtat". Rama ka theksuar se "zona që e kanë mbështetur me sy mbyllur Saliun, janë më të varfërat,më të papunat, mevështirsitë më të mëdha sociale.Për Saliun, ata që e votojnë verbërisht dhe besnikërisht janë vetëm zgjedhës, për ne janë njerëz. Ky është ndryshimi ynë i madh. E vetmja gjë për të është si t’i gënjëjë, si t’i çorodisë, si t’i çojë në ato përrallat e tij dhe t’u marrë votat".

Rama në një moment ka kujtuar kohën pse iku nga PD. se "unë dhe Blushi kemi qenë në lëvizjen kundër regjimit. Ikëm nga PD se u bë strehë e atyre që rrëzuam. Erdhëm te PS se ata që ishin problem kishin shkuar te PD.

LEGALIZIMET S'DO T'I PRISHTE AS ENVERI PO TË NGRIHEJ NGA VARRI

Rama ka kthyer përgjigje pyetjes për legalizimet dhe pasi ka theksuar se nuk ka vend në Europë mos ketë zgjidhur pronën, ka shtuar se e vetmja procedurë që ka bërë Saliu për legalizimet ka qenë “i gëzofshi shtëpitë tuaja". Deri në fund të 2006-s, 2010-s tha se do kemi mbaruar procesin e legalizimevedhe në fakt kanë bërë vetëm 5%. Duhet të prisni 165 vjet të tjera, që të përfundojnë. Po ju doli llogaria priteni. Ligjin e parë te legalizimeve e ka bërë PS.
 
"Po qenë puna për të prishur edhe Enver Hoxha po të ngrihej nga varri s’i prishte dot", tha Rama. Ai ka theksuar se këto prona duhen kthyer në kapitale aktive, pasi "me hipotekë shkon në bankë dhe kërkon një kredi, për të hapur një biznes të vogël, për të blerë një traktor etj". Rama është shprehur se "do nxisim që njerëzit të shkojnë tek vetëpunësimi". Rama ka premtuar se do të merret vetë personalisht me legalizimin.

S'KEMI SHTET, NUK NA MARRIN SERIOZISHT

Kemi detyrën të japim imazh tjetër, që Shqipërinë ta marrin seriozisht e për këtë duhet të ketë shtet. Integrimi është që Europën ta ndërtojmë këtu, duke filluar nga liria e asaj vajzës gjimnaziste, që nuk duhet të ketë frikë të shkojë në shkollë, se i thonë ishe në takim me opozitën. Që në Europë nuk ekziston kjo frikë, pse ishte në takim me kancelaren, se po të ketë një drejtor të tillë humbet të drejtën të prekë pragun e shkollës e jo më të jetë drejtor", tha Rama.

TË KËRCËNUAR NGA KRIMI
 
Rama u ka kujtuar banorëve, se çdo familje është e kërcënuar nga krimi në rrugë, se del rrugaçi dhe ngacmon vajzën, e nuk i bie dot telefonit të policisë, se o s’ka njeri, o ka muzikë, o nuk e hap njeri telefonin. Janë dyfishuar vjedhjet e banesave, trefishuar grabitjet në rrugë, katërfishuar vrasjet, policia ka ikur në drejtim të paditur, se policët e shkretë çdo bëjnë me 300 mijë lekë në muaj, e me ato uniforma, pasi edhe te uniformat e policëve vidhet.

PUNËSIMI, KRYESISHT NË FSHAT
 
Rama ka bërë një panoramë të fshatit, ku nëna dhe baba punojnë 16 orë në ditë, e në darkë po e kapi bukën me kos, mirë, pastaj bukë thatë. Djali i ri thotë "s’të vij pas", se ai nuk fiton dhe ato lekë që i ka i lë te lloto sporti, te ndeshjet e Borussia-s. 'Duke i dhënë certifikatën e tokës, i thotë baba çunit, që kjo është prona jonë, i ul kostot e prodhimit. E kështu të rinjtë do orientohen nga toka, prodhimi, puna. Pasi pjesa më e madhe e punësimit do të jetë në fshat. E jo të dridhemi për një kokërr mollë se s’e blejmë dot. Për çfarë duhet politka dhe vota? Për të sjellë detin në Elbasan? Këtë nuk e bëjmë ne. E dini vetë ku ku të shkoni për këtë", tha Rama.
rama me ben blushin e musa ulqinin ne elbasan
  (Foto: Edi Rama, Ben Blushi,Musa Ulqini gjatë takimit në Elbasan)

SALIU, PREMTIMIN MË SPEKTAKOLAR, KAVAJËS
 
Rama ka kujtuar se Saliu i bëri Kavajës premtimin më spektakolar, "ju meritoni që t’ua sjell detin këtu, meqë s’keni det dhe do t'ua sjell". Dhe kavajësit në 8 maj e hodhën në det dhe ai s’del dot më nga deti për t’u futur në Kavajë. Ç’nuk kanë bërë për ta penguar dhe bllokuar krytarin e ri të bashkisë, por Kavaja tani po merr frymë", tha Rama.
 
DY PABESITË E SALIUT
 
Sipas Ramës, dy janë pabesitë më tëmëdha të Sali Berishës: pabesia më e madhe piramidat e ’97-ës dhe e dyta thirrja për të çuar fëmijët në univeristete, ku prindërit po harxhojnë gjithë kursimet në universitet si pallate sporti të mbushur me njerëz, e pedagogët s’bëjnë leksione, por mitingje nga mbingarkesa., e për të ngelur më pas pa punë.

BLUSHI: PSE ELBASANI ËSHTË I VARFËR
 
Ben Blushi e ka quajtur takimin më të bukur atë në Elbasan. Blushi e ka quajtur qytet me 1/3 të papunë, qytetin më i varfër i Shqipërisë. "Po pse?", ka pyetur Blushi. Sipas tij, nuk i mungon as toka, as dielli, njerëzit e punës, tradita, arsimi dhe nuk meriton të ketë këtë pamje që ka. Blushi ka ftuar të votohet PS në 23 qershor për të zhdukur frikën, për të mos hequr njerëz nga puna, injorancën nga shkollat, për të ulur taksat për të varfrit, për ata që kanë më shumë nevojë, luftë ndaj korrupsionit, që të luftohet papunësia. "Papunësia është armiku kryesor i Shqipërisë që kërcënon gjithçka është papunësia", theksoi Blushi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN